Julian Alvarez duke festuar me shokët e skuadrës

Valencia e dobët për Atletico Madrid, zhbllokohet Julian Alvarez dhe Conor Gallagher (VIDEO)

16 Shtator, 10:25| Përditesimi: 16 Shtator, 10:30

  • Share

Tre pikët këtë javë në La Liga mori edhe Atletico Madrid, që fitoi 3-0 kundër Valencias. Më në fund u zhbllokua edhe Julian Alvarez, i cili realizoi golin e tretë, ndërsa më herët realizuan Gallagher dhe Griezman.

Kampionatin spanjoll vijon ta udhëheqë Barcelona, që këtë sezon duket se nuk do ndalet. Katalanasit mposhtën 1-4 Gironan, një kundërshtar që vitet e fundit ishte kthyer në makth. Lamine Yamal realizoi ‘dopietë’ para supergolit të Olmos, ndërsa më tej rrugën e rrjetës e gjeti edhe Pedri. Për vendasit Stuani realizoi golin e flamurit, për të vulosur njëkohësisht edhe rezultatin përfundimtar të takimit.

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?