'Valët e muzikës përhapin COVID-in', eksperti i PD: Specialistët do të grisin diplomat pas gjetjes së Klosit

1 Tetor 2020, 17:14| Përditesimi: 1 Tetor 2020, 17:31

  • Share

Eksperti në shëndetësi i Partisë Demokratike, Gazment Koduzi ka komentuar deklaratën e ministrit të turizmit Blendi Klosi, i cili më therët u shpreh se është ndaluar muzika nëpër lokale, pasi sipas tij ajo ka mundësi që të përçojë koronavirusin.

Koduzi e ka quajtur këtë deklaratë bombastike dhe me ironi ai tha  se specialistët e fushës janë bërë gati të djegin diplomat e tyre për shkak të këtij 'zbulimi'.

"Kam ngelë nga fjalë me deklaratën e zotit Klosi, por nuk është i pari që bën deklarata të tilla bombastike edhe me gafa plot. I treti i radhës pas ministres së Shëndetësisë dhe ministres së Financave që thonë se nuk kemi nevojë për testime, sepse janë inefektive. Klosi nxjerrr perlën e radhës për zbulimin e tij. Nuk e di, në mënyrë ironike do të thoja se mjekët dhe specialistët e fushës janë bërë gati që të grisin diplomat e tyre për këtë gjetje që ka bërë zoti Klosi", u shpreh Koduzi.

Më tej ai foli edhe për menaxhimin epandemisë nga qeveria në krahasim me vendet e tjera.

"Çështja e menaxhimit të saituatës nuk ka të bëjë me numrin e të prekurve, por ka të bëjë me mënyrën se si qeveria apo Ministria e Shëndetësisë po zbaton atë trinom që po përdorin të gjithë vendet, që është testim gjurmin dhe trajtim. Qeveria në asnjë vend të botës nuk mund të kontrollojë virusin se si hapet, por masat mbrojtëse që përdor për kulturën e popullatës, distancimin etj.

Kurse çështja e qeverisë ka të bëjë me mënyrën se si e zbatojnë këtë trinom.

Qeveria shqiptare tek testimi ka bërë tre herë më pak se sa Bosnje-Hercegovin dhe 5 herë më pak se sa Serbia dhe Greqia. Testimet për numër popullate për 1 milion banorë. Çka do të thotë se nuk e ka situatën nën kontroll. Pozitiviteti i rasteve për diagnostifikim që bën bën analiza, është tek 30%. Ndërkohë që Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë që qeveritë ta kenë situatën nën kontroll duhet që pozitiviteti rast-numër testimesh të jetë tek 5 deri në 10%, prandja ne kemi sugjeruar që të jenë minimumi 2500 testime në ditë.

Vijmë tek gjurmimi, që nuk bëhet sepse personat që janë të kontaktit me personat pozitiv nuk testohen dhe e dyta ndjekja e tyre bëhet si në kohën e para 200 vjetësh në Angli, njeh personat gojë mbas goje pa përdorur metodat epidemologjike. E treta pastaj ka të bëjë me trajtimin, që është skandaloz sepse në radhë të parë nuk ka protokoll trajtimi të tyre në spital dhe në ambulanca. E dyta nës etestohen pozitiv, nuk bëhen analizat e gjakut dhe skaneri për të parë situatën dhe ajo që është kryesorja është se kostoja e trajtimit të paciantëve u ka rënë barra familjeve, ku minimumi harxhojnë 600 mijë lekë të vjetra për person dhe maksimumi është pastaj në varësi të situatës, apo kemi dhe nga ata persona të cilët ikin për kurim jashtë shtetit dhe kostoja u ka vajtur nga 30-35 mijë euro", tha Koduzi.

Përsa i përket paketës anti-covid, që Partia Demokratike ka propozuar, Koduzi tha se ajo është lehtësisht e praktikueshme, pasi shqiptarët paguajnë 58% të shpenzimeve dhe 7.5 milion euro nuk janë asgjë për buxhetin e shtetit.  

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 02/10/2020 02:54

    Ketu ku jetoj une ,rregullat per kovidin ndryshojne sipas shteteve,ketu restorantet jane te hapura por jo baret.Keshtu baristat kane bere nje numer qe te hapen:i kane detyruar klientet qe te rine ulur ne tavolina ,qe te duken si <<restorante>>,nuk lejojne asnje te qendroje ne kembe,bile sa ulur te stolat e banakut te barit se quhet bar(c'ka jane ne te vertete),se ndryshe ua mbyllin menjehere.

    Përgjigju
  • Pelioni: 01/10/2020 19:33

    O kodus o dordomus Kur s'merr vesh, Kot mos ja fus, Se në bare bëhet hataja Kur kërcet muzika E shpërthen tallavaja Sa dhe coviti del në valle E i çon të gjith në spitale Mos u çudit o dordomus Kur nuk di më mirë rri sus.

    Përgjigju
  • Sidrit Golemi: 01/10/2020 18:48

    Ti o Eksperti në shëndetësi i Partisë Demokratike, Gazment Koduzi ! --- Duhet ti i pari ta djegesh jo vetem diplomen e mjeksise, dhe jo vetem ate ... shko deri 9 vjecarja. Dhe bashke me ty kushdo qe sillet si mender 'Blend Klosi = Pordha neper breke'. Nuk jane valet e muzikes qe percojne virusin - dhe kjo eshte mefshtesia e megallomanit Blendi Klosi, por volumet e larta te transmetimit te saj neper lokale, disko, bare e restorante, te cilat bejne qe njerezit te ngrene zerin e te afrohen me shume te njeri-tjetri ndersa sterkalat e dala nga gojet e tyre, etj, etj kane perfshire jo vetem dy e tre persona qe rrine bashke, por shume e shume te tjere. Lokalet me muzike ne Shqiperi, vecanerisht DISKOTEKAT, qe volumin stratosferik e kane abc-ne e ekzistences se tyre, shto ketu pastaj alkoolet, kercimin, etj., etj., etj., JANE VATRA TE MIREFILLTA PER PERHAPJEN E COVID-19. Mjafton te kujtoni eksperiencat e deritanishme edhe ne Shqiperi, per edhe rastet si te Flavio Briatore i infektuar kesisoj ne Disko-Barin e tij Billionaire, Silvio Berlusconin i infektuar nga femijet e tij 'asymptomatic' qe ktheheshin nga diskoteka, lojtare te famshem, etj ... etj ... etj ...

    Përgjigju
    • Sidrit Golemi: 01/10/2020 20:40

      Lorenc Gjini paske sy e zemer bakerr per para', para', para' ... tani do edhe subvencione nga buxheti i shtetit. 't'iksh moj dhi !!!!!' E ke hak o Loro qe edhe ti si te gjithe ata qe llapin e llapin e nuk flasin, se nuk dine ... ua ka zene trurin perdellimi i numrimit te parave, ta provosh COVID-19, me urimin qe Doktoret dhe Zoti te te japin kohe e mundesi te zesh mend e te shpetosh jo vetem veten e familjen por sa me shume shoke e miq te bareve, klubeve e diskotekave ..., te pakten derisa te dale vaksina.

    • Lorenc Gjini: 01/10/2020 19:11

      o pallosh. Rama jot te jep alkool per te shpelare duart qe te mbrohesh nga covidi. ne rastin e atyre qe shkojne ne diskoteka per te shpelare gerrmazin me te njejten substance alkoolin dhe per te shplodhur mendjen dhe trupin, virusi covid e ka sigurisht me te veshtire per te depertuar se sa ne autobus, ne teg, te rradha e drejtorise se policise neper shkolla apo kudo tjeter ku mund te shperndahet. akoma nuk kuptoj pse penalizohen keto biznese pse qeveria nuk i subvensionon dhe mbi te gjitha me bejne pershtypje qe ekzistojne individe qe mendojne si ky shkruesi ktu lart. injorant komplet

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?