Mundësi i cili përfaqëson Shqipërinë, Chermen Valiev, do të ndeshet sot për medaljen e artë në kampionatin Evropian që po mbahet në Sllovaki. Valiev tregoi edhe një herë një formë fantastike, duke fituar dy ndeshje, teksa siguroi kualifikimin për në finalen e peshave 74 kg në stilin e lirë, duke mposhtur fillimisht kundërshtarin nga Bullgaria dhe më pas atë të Azerbajxhanit.
Po sot, duke nisur nga ora 18:00, në tapet do të ngjitet edhe mundësi tjetër i Shqipërisë Zelimkhan Abakarov, i cili do garojë për medaljen e bronztë, ndërsa për shkak të gjendjes gripale Islam Dudaev nuk garoi.
Komento
Komente
