Një valixhe e madhe është vendosur në formë instalacioni përpara aeroportit “Nënë Tereza” në Tiranë, për të promovuar turizmin në Shkodër.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e këtij instalacioni, për të gjithë turistët që zgjedhin për të vizituar Shkodrën.
“Mikpritja e veçantë e Shkodrës në aeroportin “Nënë Tereza”. Një pikë takimi për të gjithë vizitorët që zgjedhin Shkodrën për të shijuar bukuritë natyrore dhe trashëgiminë kulturore”, ka shkruar Kryeministri Edi Rama në Facebook.
“Humbisni në ngjyrat e Shkodrës” shkruhet në instilacionin e vendosur përpara aeroportit “Nënë Tereza”.
Komente
