Vallja e Rrajcës triumfon në Itali! Ansambli i Prrenjasit fiton çmimin e parë në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit

19 Shtator, 15:32| Përditesimi: 19 Shtator, 15:45

  • Share

Ansambli i Këngëve dhe Valleve të Prrenjasit përfaqësoi Shqipërinë në edicionin e XI të Festivalit të Folklorit dhe Paqes dhe në fund të këtij eventi u nderua me  Çmimin e Madh të Festivalit. Veprimtaria u organizua nga Shoqata Pegasus në komunën e Agropolit në Itali dhe mbart me vete një mesazh vëllazërie dhe paqeje mes popujve. Artistët e folkut thanë se kanë përjetuar emocione pas çdo performance e tyre në skenë. Padyshim me e vleresuara nga juria dhe publiku ishte “Vallja e Rrajcës”.

Gjithashtu një vlerë e shtuar e  cila i dha më shumë identitet performancës së ansamblit ishin veshjet tradicionale të zonës Prrenjasit, të cilat morën vëmendje të jashtëzakonshme mes shumë grupeve folklorike pjesëmarrëse të festivalit, duke u vlerësuar si “Kostumografia më e mirë”.

R.D//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 20/09/2024 02:42

    GO PRRENJAS!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?