Bashkëlojtarë në fushë dhe rrënjë të njëjta, por Valon Behrami nuk ia ka përtuar Granit Xhakës duke e kritikuar për paraqitjet e fundit me Zvicrën, konkretisht në humbjen 2-0 me Serbinë dhe barazimin 2-2 me Danimarkën në Ligën e Kombeve.
‘’Kapiteni Xhaka bëri dy gabime vendimtare. Në golin e parë, ai i shkujdesur ia dha topin kundërshtarit pas një faulli, kështu që nuk patëm kohë për t’u rigrupuar. Në golin e dytë, ai vetëm pa si i ngurtësuar, në vend që të ndërhynte. Këto gabime nuk duhet të ndodhin’’, tha Behrami.
Sipas Behramit, rënia nga Liga A e Ligës së Kombeve mbetet një kërcënim, kur për Zvicrën kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u zhvilluar.