Sport

Valsi i pankinave! Ancelotti firmos me Everton, Fiorentina shkarkon Montella-n

21 Dhjetor 2019, 12:47| Përditesimi: 21 Dhjetor 2019, 13:59

  • Share

Ashtu siç përflitej prej ditësh tashmë Carlo Ancelotti është zyrtarisht trajneri i ri i Everton. Klubi anglez që më herët kishte mohuar një bashkëpunim me trajnerin italian ka njoftuar sot në faqen e saj se ka arritur marrëveshjen me 60-vjeçarin. Ancelotti, i cili pak ditë më parë u shkarkua nga Napoli, ka firmosur një kontratë të vlefshme për katër vite e gjysmë.

Everton ishte pa trajner që prej datës 5 dhjetor kur shkarkoi trajnerin Marco Silva pas disfatës 5-2 në derbin kundër Liverpool.

Ndërkohë ndryshime të tjera ka patur edhe në klube të tjera të Europës. Pas humbjes 1-4 kundër Romës Fiorentina ka ndërprerë bashkpunimin me trajnerin Vincenzo Montella. Klubi vjollc pas 17 ndeshjesh ka grumbulluar 17 pikë, me një mesatare 1 pikë për ndeshje, një numër i papëlqyeshëm për drejtuesit në Firence, të cilët këtë sezon kishin pritshmëri të mëdha.

Vendin e punës e rrezikon shumë edhe Lucien Favre, trajneri i Dortmund, skuadrës që mbrëmë u mposht 2-1 nga Hoffenham  në ndeshjen e vlefshmë për javën e 17 të Superligës. Kualifikimi në Champions League e shtyu disi kohëzgjatjen e tij te verdhezinjtë, por tani nga moment në moment pritet edhe shkarkimi i tij.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?