Një nga pikat e analizës dhe diskutimit në ‘Studio Live’ ishte prania e konsulentit të fushatës elektorale të PD-së, Chris LaCivita dhe pyetja se ku gjenden paratë për tapaguar apo nëse vërtetë mund të ndikojë te rezultati i fushatës.
A është LaCivita një magjistar?
“Unë nuk besoj në magjistar, por në punë, jo që do hamë me lugë floriri apo do ulim dividentin siç thotë Berisha, që nuk e ka haberin së çfarë thotë, flasin çdo gjë të mundshme që ta hanë sapunin për djath shqiptarët. Ne jemi me punën, ka dhe gabime se janë 12 vjet, nuk ka perfeksion, kemi dhe njerëz të përballur me ligjin, por ne bëjmë përpara”, thotë Valteri.
Por ku i gjen paratë opozita që paguan një konsulent kaq të shtrenjtë? Valteri nuk harron të bëjë një listë të gjatë për përgjigjen:
“Berisha ka para tepër, nga të Fatmir Mediut, të Gërdecit, që mbajnë erën e 26 viktimave që u dogjën nga baruti i asaj fabrike. Ka nga Rruga e Kombit, që mbajnë erën e gjakut të shqiptarëve, të 21 janarit që mbajnë erën e gjakut të njerëzve të nënave e familjeve të të vrarëve. Ka erën e Damir Fazlliç, të vajzës së Berishës, ka erën e parave të piramidave, Xhaferrit, Sudes, Popullit, kur thoshte se “paratë e tyre janë të pastra”. Ne nuk jemi me kllounë që vijnë nga Amerika për të zgjidhur problemet. Problemet zgjidhen këtu, me njerëz, apo me njerëz të njëjtë që dalin në fushatë. Nëse zgjedhjet i fiton LaCivita, ata të mos dalin fare në fushatë, le të rrinë në shtëpi, kurse ne kemi fushatën me qytetarët, me rezultatin, me punën, përballja me qytetarët. Ata janë me listat e mbyllura dhe me struc që fshehin kokën”.
Kurse avokati Idajet Beqiri e shoqëroi diskutimin edhe me një ironi, duke e krhasuar LaCivita-n me “Mumjen e Egjiptit”, duke lënë të kuptohet se nuk ka ndikim në rezultat dhe se qëllimi i tij është të pasurohet vetë nga paratë e Berishës dhe ky i fundit t’i pastrojë paratë e krimit dhe korrupsionit që ka bërë.
“Tani ka sjellë edhe këtë “Mumjen e Egjiptit”, LaCivitan që ka ardhur mbush xhepin, gjen budallenj këtu dhe i ka marrë nja 50 mln dollarë Saliut dhe madje i kërkon më të tjera, se ka edhe disa ndihmësa të tjerë, që i thotë Saliut se do ndihmojnë për zgjedhje. Gjen këta që pastrojnë edhe paratë e atyre që kanë fituar ndër vite këtu. Edhe LaCivita po i ndihmon t’i pastrojnë. Por harrojnë se ishte presidenti i atij LaCivitas që e shpalli “non grata” Sali Berishës për korrupsionin, pasuritë, vrasjet e bëra dhe krimet e tjera, që ia plasën surratit, që me Argitën, dhëndrin, Shkëlzenin, Lirinë, Mediun, e të tjerët. Kanë pasuri të paluajtshme në Holandë, belgjikë, Itali, Greqi. Ata e kanë marrë goditjen, LaCivita mbush xhepin e tij”, shprehet avokati për Report Tv.
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet/ Beqiri: Berisha do të blejë vota me ‘sheikun’ Gjin Gjoni e Arjan Ndojën! Valteri: Opozita ‘gjellë qensh’, çorbë e prishur dhe aleancë kllounësh! Në Tiranë synojmë 21 mandate!
A.Q/ReportTv.al
