Politikë

Valteri: Berisha ka bërë koalicion me të korruptuar, aleancë e dështuar! I ka bërë nder Ramës! Çaça: Partia e Lirisë është ‘mish i huaj’ në PD

4 Mars, 21:46| Përditesimi: 4 Mars, 21:54

  • Share

 

Ish-deputeti Halit Valteri mendon se Sali Berisha dhe Ilir Meta do bëjnë çdo lloj makinacioni dhe manovre politike që kreu i PL-së të arrijë lirinë dhe një prej këtyre është zgjedhja si deputet i Parlamentit më 11 maj.

Por ai vuri në dukje një këndvështrim tjetër të situatës politike për koalicionin e “Aleancës Shqipëria Madhështore” që drejton PD-ja. Aleancën e njerëzve të korruptuar të bërë bashkë dhe që kanë trumbetuar goditjen e drejtësisë së re.

“Njerëzit më të korruptuar që i kanë pjesë të koalicionit. Janë me dosje dhe me probleme me drejtësinë. Ata janë të gatshëm të bëjnë çdo lloj manovre dhe koalicioni për të përfituar. Unë mendoj se Berisha i ka bërë nder të madh Ramës, i ka dhënë 2-3 mandate shtesë me këta emra që ka përfshirë në koalicion, deri edhe parti që nuk njihen dhe njerëz me probleme me drejtësinë. Ata dështuan me primaret, kanë edhe koalicion të dështuar tani me emrat si Ilir Meta apo Fatmir Mediu, përfshi edhe Berishën vetë, të gjithë me probleme me drejtësinë”, tha Valteri.

Kurse avokati Përparim Çaça, kandidat edhe i Primareve në PD, tha se Partia e Lirisë në aleancë me PD-në është një “mish i huaj”.

“Partia e Lirisë është mish i huaj në aleancë me PD-në. Ky është mendimi im personal. Ajo mund të ishte shumë lehtë te PS, se ka llogjikë”, u shpreh ai.


Lajmi kryesor:

Debati në ‘Repolitix’, Kthupi: Ilir Meta lirohet sapo fiton mandatin! Valteri: Nuk del pa u betuar në Parlament! Muça: Ndaj u fut te listat e mbyllura! Çaça: Topi i kalon SPAK!


A.Q/E.H/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Rreth 235 mijë regjistrime, sa përcaktuese do të jetë vota e diasporës më 11 maj?