Valteri: Këlliçi nuk kandidoi për të fituar Tiranën por për të marrë drejtimin e PD! PL fitoi në zgjedhje! Gashi: Rama do ishte dorëhequr nëse opozita s’do ishte e përçarë

18 Maj 2023, 17:54| Përditesimi: 18 Maj 2023, 19:55

  • Share

Belind Këlliçi nuk kandidoi për të fituar bashkinë e Tiranës por për të marrë drejtimin e Partinë Demokratike. Kështu u shpreh ish deputeti, Halit Valteri i ftuar në studion e Report TV me gazetarin Arbër Hitaj. 

Ai tha se Këlliçi është vetëm një kopje e Berishës dhe e kritikoi deklaratën e tij ku shprehej se nuk i duheshin votat që do të merrte Roland Bejko në zgjedhjet vendore.

“Këllici nuk ka garuar për të fituar bashkinë e Tiranës por për të marrë PD-në. Nuk mund të thuash nuk i dua votat e Bejkos, se ty të duhen edhe votat e kundërshtarëve jo më të të djathtëve”- tha Valteri.

Më tej ai shtoi se Partia e Lirisë, është e vetmja që ka fituar në këto zgjedhje, pasi ka 200 nga 242 këshilltarët bashkiakë të koalicionit Berisha-Meta në bashkitë e vendit. Por më tej shtoi se këshilltarët bashkiakë të PL pas disa kohësh do të votojnë edhe pro PS me qëllim për të qenë sërish pjesë e pushtetit.

“PL është e vetmja që ka fituar në këto zgjedhje. Nëse mazhoranca ka nxjerrë njerëzit e saj të votojnë, e vetmja nga 242 që kanë marrë në gjithë Shqipërinë, 200 i ka të vetat.

Meta do përdorë anëtarët e këshillit si ti dojë qejfi. Sepse është shushunjë politike. PL Partia e Lekut, do vijë natyrshëm, nuk jetojnë dot pa pushtet, janë parti pragmatiste. Kur të shikosh votat aty, do votojnë kot, por për t;u bërë servilë mbi 2 a 3 gjëra, do votojnë kot pa ua kërkuar. Kur kam qenë në parlament vetë, kam pasur nga LSI, votonin kot. Nuk i duhej Ramës fare vota, ndërkohë këta votonin kot”- theksoi ish ligjvënësi.

Nga ana tjetër, analisti Shpendi Gashi tha se kryeministri Edi Rama në kushte normale të opozitës, do duhej të jepte dorëheqjen nga kreu i PS. Ndërsa shtoi se opozita e përçarë nuk kishte asnjë shans për të fituar përballë mazhorancës.

“Veliaj i thoshte Këlliçit ‘dhënduri’, thoshte thirrni Berishën se ky është i dobët për mua. Këllici e dinte shumë mirë që kjo ishte nga fushatat më të vështira. Kush është njeri me mendje në kokë, në këto zgjedhje nuk mendohej se opozita shqiptare do të ishte fituese. Nuk gjej rast në histori që një formacion i përcarë të fitojë”- u shpreh analisti.

Gashi tha se një prej mënyrave për riorganizimin e opozitës për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës, është krijimi i një organiz kolegjial që të ketë të drejtën e marrjes së vendimeve brenda PD.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dea: 18/05/2023 19:21

    Flisni kot flisni kot,se nuk keni per ta mposhtur ramen ndonjeher

    Përgjigju
  • Olti: 18/05/2023 18:58

    Njeri negativ

    Përgjigju
  • Soni: 18/05/2023 18:58

    Humbesa gjithmone

    Përgjigju
  • Trump: 18/05/2023 18:35

    Belua nuk e zëvendëson dot Saliun, asnjë nuk e zëvendëson dot Saliun, nuk ka më budalla se ai që të zëvendësojë atë. Ai ishte i vetmi që me të vërtetë qeshte kur shikonte Enver Hoxhën.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?