Opozita ka ngritur akuza dhe pretendime për ‘Trenin bullgar’ në zgjedhjet e 11 majit, por a ndikoi fenomeni në rezultatin përfundimtar dhe a i ka PD-ja provat për të faktuar këtë ndërhyrje.
Çfarë mendojnë të ftuarit në ‘Frontline’ të Report Tv për tematikën më të ‘nxehtë’ të ditës në ambientin e politikës.
Në panelin e emisionit të moderatores Marsela Karapanço ishin të pranishëm për debat ish-deputeti dhe kandidati socialist Halit valteri, kandidati i PD-së, gazetari Aulon Kalaja, kandidati i Koalicionit Euroatlantik, ish-kryepolici Shensi Prençi dhe juristi Leonard Karaj.
Kandidati i PD-së, gazetari Aulon Kalaja, i cili ka marrë mbi 8 mijë vota në qarkun e Durrësit dhe ka denoncuar vjedhjen e votave brenda partisë në favor të ish-prokurorit Arjan Ndoja, i lakuar edhe për lidhje me bandat, u shpreh se sistemi ishte i gabuar dhe gara e padrejtë.
Ai shtoi se pati probleme në zgjedhje deri edhe te ‘treni bullgar’, të cilat janë përgatitur në dosje dhe denoncuar deri në SHBA.
“Pati probleme me procesin zgjedhor dhe me rastin në fjalë të trenit bullgar që u denoncua ditën e sotme edhe nga kandidati Himçi në Elbasan. Por dua të them se gara është e padrejtë dhe sistemi elektoral i gabuar. PD duhet të kishte bërë një listë më kompetitive dhe kontribuese. Por kur sheh edhe PS-në se kishte njerëz pa kontribute dhe madje me njerëz të lidhur me grupe kriminale që po dalin tani petët. Por them se të marrin kaq shumë vota kandidatë anonimë te PS më duket e habitshme. Lista e Durrësit e 2021 ra, janë në burg. PD ka bërë një dosje me shkelje dhe e ka dërguar në Uashington me të gjitha rastet e evidentuara. Por dua të them se ky është një kod elektoral i qelbur dhe duhet të ndryshojë, unë kam nisur edhe një rrugë juridike kushtetuese, teksa kam kërkuar edhe filmimet nga KQZ për votat”, u shpreh Kalaja.
Kursekandidati i PS, Halit Valteri, u shpreh se opozita gjen alibi me manipulimin e zgjedhjeve, por realiteti është se me dyshen Berisha-Meta ajo nuk i fiton dot kurrë zgjedhjet.
“Aulon, t’u ta ka marrë mandatin prokurori i akuzuar i lidhur me bandat kriminale dhe këtej akuzon krahun tjetër. Kjo është fshehja e kokës si struci e ‘plakut mere’ për të mos e dhënë dorëheqjen pas kësaj humbje të thellë, duke shpikur trenin bullgar. Në listën e Durrësit ka punuar vetëm Auloni, te tjerët e listës së sigurt e nisnin në orën 1 të drekës me kafe e dy gishta në foto. Ke marrë 8 mijë vota pa pasur mbështetje, ndaj mos u habit. Mund të jenë mbështetur nga shoqëria edhe ata të tjerët që morën, si goca e Elbasanit, e bëri Berisha atë nga mëngjesi në darkë e bëri VIP, me kë nuk e lidhën. E bëri faktor. Edhe unë po të ms sulmonte Saliu nga mëngjesi në darkë, do merrja më shumë se 2500 vota që i kam të miat. Votat e prençit dhe të Bashës së bashku nuk bëjnë sa votat që kam marrë unë vetëm te PS-ja. Ndaheni mendjen, nuk voton njeri koalicionin Sali Berisha-Ilir Meta. Berisha bëri një çorbë qensh, ai duhet të japi llogari atje në GJKKO dhe SPAK për dosjen Partizani, nëse e favorizoi dhëndrin e tij,pasi kënga e tij dihet se cila është prej vitit 2009”, tha ish-deputeti.
Ish-kryepolici Shemsi Prençi, që kandidoi për Koalicionin Euroatlantik më 11 maj dhe nuk siguroi dot mandat, këmbënguli se pati parregullsi në zgjedhje,që nga implikimi i qeverisë me faljen e gjobave për efekte elektorale, deri tek manipulimi apo orientimi i votave nëpërmjet bandave kriminale.
“PS funksionon me mekanizëm të mbyllur. Valteri nuk është socialist rrace, është fals. Haliti ka marrë vetëm 1,2% e votave në Tiranë. Unë kam marrë 12% tek partia ku kandidova, për aq sa ajo parti mori. Ndaj Haliti nuk mund ta marri mbështetjen te PS, sepse e marrin të tjerët. PS e nisi fushatën 6 muaj para në Greqi me takimin e Ramës dhe me diasporën. Rezultati mbi 70% në bullgar në diasporë i PS është i madh. Treni bullgar do provohet në shumë qarqe. Por duhen pritur hetimet që po bëhen aktualisht. U falën edhe gjobat para ditës së zgjedhjeve”, nënvizoi ai.
Ndërsa avokati Leonard Karaj vuri theksin te dështimi i Task-Forcës së SPAK-ut, që nuk arriti të parandalonte shkeljet në manipulimin apo blerjen e votës.
“SPAK kryen procesin e tij, bën hetime në vijueshmëri, që edhe mund të zgjasë. Task-Forca u ngrit për të parandaluar dhe kjo nuk u arrit nga SPAK. Rezulton se SPAK nuk kapi asnjë rast në flagrancë. Raste janë evidentuar në disa raste dhe janë trajtuar në media apo denoncuar para zgjedhjeve”, tha juristi.
Komente
