Sociale

Vandalizmi ndaj Rilindasve, akt i shëmtuar! Bashkia e Korçës ‘kujtohet’ të riparojë bustet pas tre muajsh, qytetarët: E papranueshme

10 Qershor, 16:36| Përditesimi: 10 Qershor, 17:01

  • Share

Në Korçë, shtatoret e 3 figurave të shquara të Rilindjes Kombëtare;  Asdrenit, Kristoforidhit dhe Veqilharxhit janë dëmtuar prej tre muajsh nga disa të rinj, ende të paidentifikuar. Këto janë pamjet e transmeruara nga Report TV më 7 Mars, Ditën e Mësuesve. Dëmtimi konsiston në heqjen e disa prej germave, duke lënë pa ‘identitet’ tre figurat e Kombit.

Bustet ndodhen në pedonalen e qytetit të Korçës, në krah të godinës së Bashkisë, ndërsa ky institucion është ‘kujtuar’ pas tre muajsh për të riparuar dëmet.

Keto jane pamjet e xhiruara nga Report TV kete te marte, 10 qershor, ku shihet se germat janë hequr plotësisht! Kryebashkiaku, Sotiraq Filo tha po behen germat e reja dhe brenda një kohe të shpejtë, bustet do të kthehen në identitet. 

Zyrtari lokal pohoi se dëmtimet janë pjesë e një sërë aktesh vandalizmi të ndodhura në të njëjtën periudhë, përfshirë edhe elementë të tjerë dekorativë të qytetit.

Ndërsa për qytetaret si vandalizmi ashtu dhe reagimi i vonuar e bashkisë, jane te papranueshme.

Naum Veqilharxhi, pionieri i abetares shqipe, Kostandin Kristoforidhi, themeluesi i gjuhës letrare shqipe dhe poeti rilindas, Aleksandër Stavre Drenova (Asdreni) përfaqësojnë identitetin tonë kombëtar ndaj kujdesi per monumentet është i rëndësishëm po aq sa edukimi i adoleshenteve për të mos i shkaterruar!

R.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • ATDHETAROI: 10/06/2025 16:55

    Po mirë more z.gazetar kur të jan dhimbur kaq shumë këta përse më përpara(kur ndodhi) vandalizmi nuk u shkulët me të mëdhenj e të vegjël të ngrihnit pop.patriot të Korçës?Sot nuk ka vlerë se i thonë si kofini pas të vjelave.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?