Kobe dhe Vanesa

Vanesa Bryant i bën Kobit urimin prekës për 19 vjetorin e martesës: Më mungon kaq shumë!

19 Prill 2020, 16:59| Përditesimi: 19 Prill 2020, 17:35

  • Share

Legjenda e basketbollit, Kobi Brajant dhe vajza e tij 13 vjeçare, Xhana, humbën jetën më 26 janar në një aksident tragjik me helikopter.

Këtë të shtunë, më 18 prilli ata do të festonin 19 vjetorin e martesës në qoftë se Kobe do të ishte gjallë.

 Bashkëshortja e tij,  Vanesa ka bërë një postim prekës në rrjete sociale.

Ajo ka publikuar një foto krah bashkëshortit dhe i uron 19 vjetorin e martesës.

“Mbreti im, zemra ime, shoku im i ngushtë. Gëzuar 19 vjetorin e martesës zemër! Më mungon kaq shumë! Do doja të ishe këtu që të më shtrëngoje në krahët e tu. Të dua”, shkruan Vanessa.

Postimi i Vanesës

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?