Vanessa Hudgens

Vanessa Hudgens, nënë për herë të parë

4 Korrik, 16:25| Përditesimi: 4 Korrik, 16:31

  • Share

Aktorja e njohur Vanessa Hudgens dhe partneri i saj Cole Tucker janë bërë prindër për herë të parë.

Çifti është fotografuar ndërsa largoheshin nga një spital në Los Angeles.

Ndërkohë ende nuk dihet gjinia dhe data e lindjes së bebushit.

Në fotot e publikuara, Vanessa shihet e ulur në një karrige me rrota, ndërsa pas saj edhe një infermiere.

Vanessa dhe Cole filluan lidhjen e tyre në vitin 2020 përpara se të martoheshin në Meksikë në vitin 2023.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?