Vangjel Mile

Sport

Vangjel Mile largohet nga stoli i Teutës në Superligë, 36 vjeçari merr drejtimin e skuadrës greke

5 Nëntor 2022, 16:40| Përditesimi: 5 Nëntor 2022, 16:42

  • Share

Vangjel Mile është gati për të marrë drejitmin e skuadrës greke të Irodotos. Klubi me bazë në Iraklion (Kretë) militon në Superligën 2 të Greqisë, teksa kohët e fundit ka ndërruar administrator pas krizës financiare, duke marrë garanci për vijimin e projektit.

Për sezonin e ri që nis nesër, drejtuesit kanë gjetur edhe trajner, duke ia besuar stolin beratasit Mile. I njohur në fubollin shqiptar si sulmues, Mile prej kohësh ka qenë ndihmëstrajner te Teuta në Superligë.

Sipas Oversport, trajneri ka njoftuar presidencën e Tuetës për ofertën dhe këta të fundit e kanë lënë të lirë për të vijuar karrierën në Greqi. Nga 2018, Mile i është përkushtuar trajningut pas heqjes dorë nga futbolli i luajtur.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja mes Lapajt e Shabanit për mandatin, kush mendoni se ka të drejtë?