Vangjel Tavo

Vangjel Tavo: Duhet të ndalen presionet ndaj votuesve përmes individëve me rekorde kriminale të cilët mbahen nën mbrojtjen e ministrit të Brendshëm

3 Shkurt 2021, 14:30| Përditesimi: 3 Shkurt 2021, 14:33

  • Share

Ish-deputeti i LSI-së Vangjel Tavo, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook shkruan se duhet të ndalet kriminalizmi i Policisë së Shtetit.

Tavo shkruan se duhet të ndalen presionet ndaj votuesve përmes individëve me rekorde kriminale të cilët mbahen nën mbrojtjen e Ministrit të Brendshëm.

“Thirrja e zgjedhjeve të fundit e Kryeministrit drejtuar oficerëve të policisë “Hiqni kapelet dhe shkoni e bëni fushatë” po përsëritet. Tashmë kanë marrë nën tutelë edhe drejtues e ish-drejtues së policisë së shtetit, e individë kontrabandistë, për të intimiduar njerëzit e thjeshtë.”, shkruan ai.

Tavo në postim shkruan se “Rilindja”, jo vetëm nuk po dëgjon apelin e fortë të përfaqësisë së SHBA-së në Tiranë për t’i qëndruar larg kriminalizimit por e sfidon atë dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, publikisht dhe duke vënë në zbatim skema për të kriminalizaur procesin zgjedhor.

“Ne kemi prova se kush jeni”, shkruan ai duke shtuar se faktet do të bëhen publike shumë shpejt.

“Nuk e frikësoni dot qarkun e Gjirokastrës, qofsh Kryeministër, Ministër, apo me uniformë policie.”

“Edhe 81 ditë banorë të qarkut të Gjirokastrës.

Edhe 81 ditë banorë të mbarë vendit.

Dhe sekti i “Rilindjes” do shporret përgjithmonë e do paguajë për të gjitha fajet, dëmet, dhe borxhet që i kanë shqiptarëve.”, ka shkruar Tavon në fund.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?