Vangjeli: Selia e PD, si ‘dhomë paniku’ e filmave hollivudianë! Duhet zgjidhje politike dhe jo gjuha e kallashnikovit

14 Janar 2022, 18:46| Përditesimi: 14 Janar 2022, 22:05

  • Share

Analisti Lorenc Vangjeli tha mbrëmjen e së premtes së situata e krijuar në Partinë Demokratike kërkonë një zgjidhje politike. Në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv ai e krahasoi selinë e PD-së me dhomat e panikut në filmat hollivudianë ku familjarët e trembur nga ndonjë sulm presin zgjidhje nga policia.

Vangjeli tha se edhe në vitin 1997 kur fliste kallashnikovi, palët sërish zgjidhjen e gjenin vetëm tek komunikimi politik.

“Kjo që po ndodh ka të bëjë me një teknikalitet. Sepse njësoj si në ato filmat e Hollivudi, selia e PD është kthyer si ato dhomat e panikut. Ku në rast rreziku familjarët mblidheshin deri në ardhjen e policisë që t’i shpëtojë. Ti mund të rrish brenda i mbrojtur nga blindi, por nuk del do të bësh fushatë. Ka një nevojë ulëritëse për zgjidhje politike.
Politika shqiptare s’ka qenë kurrë kaq e polarizuar. Edhe në vitin 1997 kurrë zgjidhja nuk vinte nga kallashnikovi, por nga zgjidhjet politike. Nëse vijohet me këtë mënyrë, do të ketë vetëm agoni” – tha Lorenc Vangjeli për ‘Kontrast’ në Report TV.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?