Ka disa muaj që Vangjush Dako është në qelitë e paraburgimit dhe askush nuk e pyet ende rreth një leje ndërtimi. S’janë shkaqe, por sebepe ! Vërtet nuk e dinë këtë fakt as dy moderatoret e dy emisioneve në dy televizione të njohura? Moderatore që deri dje moderonin jo vetëm në bazë e as në zyra dosido, por në kupolën e partisë !
Ama, pardje klithi një standard tjetër gjykimi : Malltezi me 19 kulla, doli nga qelia dhe shkoi në shtëpi ! Kemi të bëjmë me gjyqtarë të përkëdhelur apo me të tredhur ? Pra, e njëjëta Gjykatë Apeli, Dakon e la në burg ! Po për paraardhësit e tij , a do të ulërasin opozitarët e skamur apo prokurorët e zvargur ?
Unë nuk e njoh ende nga afër përmetarin Dako. Por s’mund të jem kurrsesi me këto standarde anadollake gjykimi që bien erë të rëndë dhe të detyrojnë të zësh hundën me dorë. Populli ka sy e veshë, mendje e kujtesë. Dhe nuk mund t’i hajë këto “kolloqife me rigon”. Dhe mjaft lexues shprehen drejtpërdrejt e jo pa revoltë qytetare : Gjyqtarë të tillë janë të korruptuar ose të shantazhuar. Ose thjesht pjella të pazareve politike. Apo të tria bashkë ? Shteg tjetër të pastër nuk ka. Që të mos cënohet besimi te Vettingu, duhet të prononcohen institucionet më të larta. Ama, jo me ujë të vakët. Mos e bëni corbë opinionin ! Të rrish 4 muaj në qeli dhe të të mos begenisë askush nga ata që të kanë cuar atje, as me pyetje e as me hetime sy më sy, c’emër t’i vemë kësaj tragjikomedie politike sterrë ?
Ku mizëria me Sanco në Parlament e ku Vangjushi ! Apo nga Doktori menderosen prokurorë, gjyqtarë e gardistë ? Sepse Sancot plotësojnë njeri tjetrin. Tani po cajnë ekranet e tymosura e të veremosura, tamam si “shqytarë besnikë e budallenj” dhe përditë e më shumë “ëndërrojnë me sy hapur, janë anakronikë e qesharakë”. Dicka dallon që larg: Ua hipin “gomerëve” së prapthi me heshta e flakadanë ! Dhe nuk bëhen dot as gazi i botës ? Mbase nuk ngrihen këmbët dhe i bien kokës ! Pardje, për arrestimet në radhët e Policisë, pamë edhe një fjali në media:”Nuk kuptohet ku fillon krimi dhe ku mbaron shteti”. E dini kush e lëshoi këtë tip postulate të vjetruar ? Ishte një nga flakëhedhësit në Parlament, vetë Salianji i krekosur dhe i lyrosur. Një shqytar i cuditshëm, jo pak allcak në aventurën e tij rreth Don Kishotit. Gati të tërë Sancot po luftojnë me mullinjtë e erës. Gjithnjë në emër të “lirisë”, të cilën e shpërdorojnë pa hesap. Po pse, për këtë i shpërblejnë financiarisht e majmërisht taksapaguesit e shkretë ? Dhe një pyetje tjetër dilemë : Brenda pak legjislaturave, Parlamenti u mbush edhe me ish punonjës Policie ! Po kjo dukuri si shpiegohet ? Apo janë këta garda e prijësit ? Apo janë këta Sancot më të egër dhe “mbrojtës, mbajtës të armëve” pranë Njëshit ? Dhe kjo shëmtirë nuk gëlon vetëm djathtas, por edhe majtas. Poeti i madh e tha troc 30 vjet më parë: “Kthen kokën djathtas: Sancot, askush tjetër./ Kthen kokën majtas: Sancot e pavdekshëm./ Kthen kokën prapa: Mizëri me Sanco./ Përpara-/ Vetmitari, Don Kishoti./ Se ku shkon bota/ nuk e di as Zoti”. Ah, more Xhevua ynë penëzjarrtë, sa ujëra rrodhën !…
Kam frikë nga Sancot që mund të kenë hyrë edhe në SPAK. Politikëzeza bën sehir. Por edhe ndonjë europerëndimor. Kënga që mërmëriti Doktori: “Nga lufta vec ai largohet/ që është lindur tradhëtor”, vec të tjerave, tregon se firot në praktikë kanë filluar. Boll u bënë karagjozë ! Janë xhveshur lakuriq. Dhe nuk kemi hic nevojë për viktima të luftës politike, sic po ndodh me Vangjush Dakon përballë një akuze rakitike. Mos e heroizoni më tepër ! Flas kështu sepse akuza e deritanishme nuk ma mbush mendjen. E jo vetëm mua. Që nga mijëra zgjedhës që i dhanë votët disa herë e gjer te katet e sipërme të Polit(h)ikës pa moral. Apeli i Gjykatës Speciale bën “politikë penale” apo hedh vallen “Ca të nënës e ca të njerkës”?! Ose ca “prishin” provat, ca mbushin kovat. Standardi i dyfishtë duket acik, krahasuar me shumë të tjerë. C’farë provash do të prishë Vangjushi “për një leje në vitin 2010 dhe që akuzohet pse e ka zbardhur me vonesë, ndërkohë që ndërtuesi ka nisur punimet…Leja është dhënë, pallati është ndërtuar, dokumentet janë aty…”. Dhe deri tani, dergjet në paraburgim pa u pyetur asnjëherë nga Akuza(!). Po sikur të protestonin socialistët e Durrësit ose deputetët e tij në Parlament ?…
Mirëpo, lumi nuk bie gjithmonë kërcunj. Këtë urtësi nuk duhet ta dinë vetëm pleqtë e vendlindjes sime. Por edhe mizëria me Sanco në Parlament. Spse shtëpinë nuk e mbajnë trarët, por njerëzit. Kur Ernesto Sabato thoshte shpesh se beson te arti, dialogu, liria dhe dinjiteti i qënies njerëzore si individ, lëshonte edhe pyetjen : “Po kujt i interesojnë sot marrëzi të tilla ? Dialogu ia ka lënë vendin fyerjes dhe liria burgjeve politike. Cili është ndryshimi midis një shteti policor të krahut të majtë dhe atij të djathtë ?…”. Të përmbysësh dhe djegësh karrige e tavolina, të kacaviresh poshtë penxhereve, të ulërasësh e të hidhesh pupthi gjer në tavan nuk do të thotë se t’u dhimbs dyshemeja a qeresteja. Përkundrazi. Tavani i vërtetë i korrupsionit të nxjerr gjuhën që nga makinat dhe vilat luksoze në Gjirin e Lalëzit, në Lundër e Farkë, në bregdet e në mal. Apo, e vërteta është një, ne jemi shumë ?!…
a ju dalshin kullat ne balle. vangjush dako ka shkaterruar durresin, kla shkaterruar pasurine mijeravjecare te shqiperise dhe ju qaheni se po rrin ne shtepine e tij ne durres. shkoni e shiheni njehere si jeton gushi ne paraburgim shkoni, se jeton me mire se ju ne shtepine tuaj
Përgjigju