Vangjush Dako mbetet në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO s'pranon rikthimin në qeli të ish kryebashkiakut të Durrësit

8 Prill, 11:36| Përditesimi: 8 Prill, 12:21

  • Share

TIRANE- Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi masën arrest shtëpie për ish kryetarin e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako në hetim për shpërdorim detyre në dy raste.

Apeli i GJKKO shqyrtoi ankimin e SPAK i cili kërkoi rikthimin e Dakos në masën e paraburgimit ‘arrest me burg”

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Dhimitër Lara, sot më 08.04.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 74 akti, datë 29.03.2024 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe apelin kundërshtues të personit nën hetim V.D., ndaj vendimit nr. 133, datë 27.02.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (në lëndë të masave të sigurimit personal), dhe vendosi: Miratimin e vendimit nr. 133, datë 27.02.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, thuhet në vendim e gjyqtarit Dhimitër Lara 

Vangjush Dako u lirua pas 9 muajsh paraburgim, konkretisht më 27 shkurt 2024 pasi skaduan afatet e paraburgimit dhe ndaj tij u caktua masa arrest shtëpie me mbikëqyrje policore 24 orë.

Dosja është ende në fazën e hetimit paraprak. Duhet të jetë gjyqtari i gatshëm i GJKKO-së që vendos nëse duhet të kalojë dosja në gjykatë apo ta rikthejë për hetim, apo të marrë vendim tjetër për fajësinë apo jo të tij.

Vangjush Dako ndodhej në paraburgim prej 6 qershorit 2023. Ai akuzohet për “shpërdorim detyre” në dy raste, njëra ka të bëjë me shëtitoren e tjetra me dhënien e lejes së një pallatit 7 katësh por që u ndërtua 11 kate dhe u dëmtua nga tërmeti. Nën akuzë janë edhe 10 ish bashkëpunëtorë të tij.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?