Nancy VanHorn me Nasip Naçon dhe Ferdinand Xhaferaj

VanHorn takohet me Naçon dhe Xhaferaj, në fokus gatishmëria ushtarake dhe siguria në Ballkanin Perëndimor

8 Nëntor, 16:49| Përditesimi: 8 Nëntor, 16:54

  • Share

E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn u takua sot me deputetët Nasip Naço dhe Ferdinand Xhaferaj përkatësisht në cilësinë e kryetarit dhe nënkryetarit të Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare.

Në njoftimin e ambasadës së SHBA thuhet se në takim u diskutua për sigurinë kombëtare, përfshirë gatishmërinë ushtarake dhe zbatimin e ligjit si dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

'E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua sot me kryetarin e Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare Nasip Naço dhe nënkryetarin Ferdinand Xhaferaj. Diskutimi i tyre u fokusua te përparësitë legjislative, bashkëpunimi SHBA-Shqipëri në fusha me rëndësi kritike për sigurinë kombëtare, përfshirë gatishmërinë ushtarake dhe zbatimin e ligjit, si dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor', thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-së.

 

1731081087_vanhorn.JPG

Ferdinand Xhaferaj, Nancy VanHorn dhe Nasip Naço

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?