Vapa ‘armiku’ i diabetikëve! Mjekët: Mbajeni nën kontroll, mos konsumoni shumë fruta se kanë sheqer! Fishat e diabetit janë falas

23 Korrik 2023, 16:05| Përditesimi: 23 Korrik 2023, 16:13

  • Share

Vapa është “armiku” kryesor personave që vuajnë nga diabeti dhe nga tensioni i lartë. Mjeku endokrinolog Florian Toti thotë se temperaturat e larta mund të çojnë në rritje akute të vlerave të diabetit dhe nevojën për ardhjen shtrimin në spital të pacientit.

“Të sëmurët që kanë probleme me tensionin e lartë rrezikojnë kriza hipertensive, duke shtuar rastet në urgjencë. Periudhën e verës duhen shtuar matjet për kontrrollin e diabetit se glicemitë e larta dhe vapa e madhe mund të cojnë në dekompensim akut të diabetit dhe nevojën për ardhjen në urgjencë apo shtrimin e pacientit.”-tha mjeku.

Toti tërheq vëmendjen për përdorimin e tepërt të frutave, duke sjellë në vëmendje se sheqeri që përmbajnë, mund të ndryshojë vlerat e sheqerit në gjak.

“Tek personat me diabet periudha e verës shoqërohet dhe me një shumëllojshmëri të frutave. Shtohet dhe rreziku që si pasojë e përdorimit të frutave të kemi dhe vlera më të larta të sheqerit. Prandaj nevojitet mbajtja e një balance mes një diete të ekuilibruar dhe nivelit të sheqerit.”

Këshilla të tjera kanë të bëjnë me ushqimet që duhen konsumuar, por edhe veshjet.

“Të merren masat më përpara , të përdoren kapelet , të konsumohet t paktn  Litra ujë në ditë ose në forma të tjera të lëngjeve çaj pa sheqer ose në formën e dhallës. Duhet të kufizojnë daljet në oraret më  të nxehta të ditës, pra nga ora 10/ 11 deri nga ora 4/5 pasdite. Nuk duhet mbajtur kondicioneri ndezur gjatë gjithë kohës. Për personat me diabet rekomandohet që çorapet  të jenë pambuku dhe mos ecet asnjëherë zbathur sidomos ata që janë në plazh.”-tha ai.

Mjeku endokrinolog thotë se diabeti duhet mbajtur në kontroll vazhdimisht, por ngre shqetësimin se jo të gjithë mjekët i informojnë pacientët se i përfitojnë falas apo me rimbursim në bazë të kategorive.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?