Vapa përvëluese mbush urgjencën në plazh! Në Shëngjin 300 vizita për një javë, mjekja: Kujdes nga helmimi!

24 Qershor, 17:09| Përditesimi: 24 Qershor, 17:28

  • Share

 Qendra Shëndetësore Verore në Shengjin po përballet me fluks pacientesh. 300 ka qenë numri i pushuesve të cilet kanë kërkuar ndihmë mjekësore gjatë javes së fundit, ndërsa fluksi pritet të jetë gjithnjë në rritje. Temperatura e lartë, dierreja dhe toksikacionet e ndryshme janë problemet më të shumta që shfaqin pacientet, thotë mjekia e Qendres Shëndetësore Verore në Shëngjin Irida Ndreu, sipas të ciles qytetaret duhet të ndjekin këshillat e bluzave të bardha.

Dy qendrat Shëndetësore Verore në Shëngjin dhe Tale janë të pajisur me infrastrukturen e nevojshme dhe medikamente thotë drejtoresha e Njesisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Lezhë Zojë Zefaj.

Krahas shërbimit shëndetësor përgjatë 24 oreve, prane Qendres Shëndetësore Verore në Shëngjin është vendosur dhe një autoambulance nga Spitali Rajonal i Lezhës, për te qenë në shërbim të pushuesve.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?