Vapë përvëluese, 7 mijë familje në Kukës përballen me mungesë uji! Banorët: Vjen vetëm 3 orë në ditë, situatë e papërballueshme

13 Gusht, 22:18| Përditesimi: 13 Gusht, 22:24

  • Share

Rreth 7 mijë familje në qytetin e Kukësit po përballen me mungesë të ujit të pijshëm në këto ditë të nxehta gushti. Temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve kanë çuar në thatësirë të tokës, duke sjellë reduktim prurjesh të ujit nga burimet që furnizojnë qytetin. Të shqetësuar, banorët thonë për Report TV se furnizimi me nga një orë në mëngjes, mesditë dhe mbrëmje, është i pamjaftueshëm.

“Se çfarë do behët s’e dimë. Po e përballojmë me shumë vështirësi. Mirë është ta kemi në mënyrë të vazhdueshëm. Ma keq jemi me ujin e pijshëm. Duhet të ketë shpërdorim nga shtëpitë private që përdorin ndoshta edhe me lag trotuaret apo me vadit, ose ka mungesë në burim.”

Për Drejtorin e Ujësjellës-Kanalizimeve në Kukës, Sait Docin reduktimi i orareve për furnizimin me ujë të qytetarëve vjen si pasojë e rënies së prurjeve në burimet kryesore për shkak të të nxehtit, por edhe disa problematikave në rrjet.

Doci thotë se kanë marrë masat e nevojshme për të menaxhuar situatën. 

Qytetarët e Kukësit furnizohen me ujë nga dy linja kryesore nga Kolosjani dhe Lojme, ku pavarësisht se janë bërë investime vit pas viti, situata duket ende larg zgjidhjes.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dakord: 14/08/2024 09:01

    Në farkë uji vjen 1 herë në 3 ditë kurse vilat ngjitur i bëjnë karshillëk me pishina fshatit.

    Përgjigju
  • Ilir: 14/08/2024 08:10

    Vlora ka mbi 25 vjet me vetëm 2 orë ujë në ditë dhe për ironi uji i pishë derdhet në det.

    Përgjigju
  • EDI RAMA: 14/08/2024 06:44

    KENI PRITUR 34 VJET O TE URUAR DHE NUK JENI ANKUAR PER UJE,,,PRITNI EDHE 30 VJET TE TJERA,,DHE DO JUA SJELL UJIN ......JO SE ANKOHENI PERDITE SE QEVERIA NUK PUNON E VJEDH...JA REALITETI...

    Përgjigju
  • Ledina: 13/08/2024 23:56

    Ku e keni deputetin e zones Flamur Noken?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?