VAR në Superligë, Jareci: Kemi projekt strategjik për implementimin

25 Prill 2019, 15:05| Përditesimi: 25 Prill 2019, 15:21

  • Share

Prej 2 vitesh në disa prej kampionateve më të forta në Europë është implementuar sistemi “VAR”, i cili gjithsesi nuk i ka shuar polemikat për arbitrat, madje në ndonjë rast ka patur edhe akuza për përdorim deshakeqës. Gjithsesi në një vend si Shqipëria përdorimi i kësaj teknologjie do të ishte i mirëpritur, në një kohë kur jo shumë muaj më parë ka patur edhe grisje kartonash nga futbollistët.

Me ndihmën e UEFA-s dhe Fifa-s pritet që në vitin 2021 “VAR” të montohet edhe në disa prej stadiumeve shqiptare. Lajmin e konfirmon për “Report TV” shefi i sektorit të arbitrit, Sokol Jareci, i cili është shprehur:

“Ne jemi në diskutim me UEFA-n dhe FIFA-n, kemi një projekt strategjik si të gjithë federatat e tjera. Implementimi mund të ndodhë në vitet 2021-2022 dhe për shkak të infrastrukturës nuk do të jetë në të gjithë stadiumet. Me “VAR” do të gjykohen ndeshje të caktuara për shkak se edhe kompania që do të transmetojë kampionatin nuk e mbulon dot.”

Stadiumet shqiptare për të cilët bëhet fjalë janë “Elbasan Arena”, “Loro Boriçi” dhe “Arena Kombëtare”. Gjithsesi jo në të gjithë ndeshjet do të kemi përdorimin e “VAR”, por në momente të caktuara kur ai do të jetë i nevojshëm.

Në këtë drejtim Shqipëria është hapa mbrapa Kosovës, pasi shumë shpejt në stadiumin e Prishtinës “Fadil Vokrri” dhe “Adem Jashari” në Mitrovicë, do të ketë një dhomë të posaçme për sistemin “VAR”.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ju duken të sigurta kushtet e rrugëve në Shqipëri?