Varësja

Bota

Varëse si litar në qafën e modeleve, kritika të ashpra pas shfaqjes në sfilatë

5 Tetor 2021, 15:05| Përditesimi: 5 Tetor 2021, 15:09

  • Share

Kritika të ashpra ka marrë shtëpia franceze e modës “Givenchy” është kritikuar pasi disa prej modeleve në sfilatën e koleksionit të pranverës 2022 në Paris kishin veshur një varëse e cila ngjante me një litar.

Varësia e krijuar në disa ngjyra u konsiderua nga njerëzit si me qasje suicidale, një mesazh absolutisht që nuk mund të jepet veçanërisht përmes një kompanie të tillë. 

Kjo vjen dy vjet pasi “Burberry” kishte krijuar një bluze me një litar rreth qafës së modeleve.

“Prada” përmes rrjetit social Instagram, me tone ironike ka kritikuar varësen e re të “Givenchy” duke theksuar faktin që edhe pse ka marrë kritika një krijim i ngjashëm ata risollën një “aksesor” si ky.

Ende nuk ka komentuar asgjë lidhur me varësen apo edhe reagimet e njerëzve.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?