Një gotë rakie e një paketë cigare mbi tavolinë, mobilie të shkatërruara, rroba të hedhura përtokë, e diku në mur të varur dy flamuj shqiptarë... kështu duket shtëpia e vrasësit të 8-vjeçarit Mateo Vasiu. Report Tv ka siguruar sot pamje brenda shtëpisë së Çalamanit në fshatin Grecalli, pamje që 'flasin' vetë. Çalamani ishte një person problematik që nuk punonte e që në të shumtën e kohës ishte nën ndikimin e alkoolit.
Mateo Vasiu u vra në mënyrë brutale nga Çalamani në 16 nëntor, vrasje që ka ngjallur jo pak revoltë të qytetarëve, të cilët kërkojnë dënimin e tij me vdekje.
Nga frika e një sulmi në burgun e Fierit, Klodian Çalamani u transferua në qelinë e izolimit në paraburgimin e Vlorës pasi iu dha masa 'arrest me burg' në mungesë, për shkak se të afërmit e 8-vjeçarit mësyn në Gjykatën e Fierit.
Si ndodhi ngjarja?
Ka qenë nëna e të miturit, Florida e cila në orën 15:30 ka bërë denoncimin në polici, pasi djali i saj ishte zhdukur dhe për të nuk kishte asnjë gjurmë. Pas denoncimit, efektivët e policisë kanë nisur hetimet dhe nga kamerat e sigurisë u zbulua se komunikimi i fundit i të miturit ka qenë me Çalamanin, fqinji i tij. Nisur nga kjo, efektivët i kanë shkuar në banesë, ku i riu është parë i shqetësuar, ç'ka ka ngritur dyshimet e Policisë, e për pasojë është shoqëruar në Komisariat.
Gjatë marrjes në pyetje, ai është dorëzuar dhe ka pranuar krimin monstruoz, ku përveç se e kishte vrarë, edhe e kishte groposur në oborrin e shtëpisë. Efektivët janë rikthyer edhe një herë në banesën e të riut dhe aty kanë gjetur trupin e pajetë të 8-vjeçarit të mbuluar me baltë. I mituri është goditur barbarisht 2 herë me lopatë pas koke, goditje këto që kanë rezultuar fatale duke i marrë jetën 8-vjeçarit. Motivet e këtij krimi mbeten ende mister, se çfarë mund ta kenë shtyrë 38-vjeçarin të vrasë një fëmijë vetëm 8-vjeç.
Kush është Klodian Çalamani?
Klodian Çalamani në 2006 është autor i një tjetër pengmarrjeje. Ai së bashku me shokun e tij, Florian Vasiu, 25 vjeç, nga fshati Grecalli kanë marrë peng një vajzë, atëherë 16-vjeçare. Shoku Florian Vasiu pëlqente vajzën, por ajo nuk i përgjigjej kësaj ndenje, pasi ishte e lidhur me dikë tjetër. Pikërisht i dashuri i saj ka ndaluar të rinjtë dhe i kanë thënë që të mos e bezdisnin më vajzën.
Ky veprim i të dashurit të vajzës ka acaruar të Çalamanin dhe Vasiun, të cilët e kanë marrë peng dhe e kanë torturuar për 20 minuta, duke e kërcënuar se do i shëmtonin pjesë të ndryshme të trupit, më konkretisht gjoksin duke ia prerë me biçak.
Nga hetimet e Prokurorisë së Fierit ka rezultuar se për të arritur qëllimin e tyre, Klodiani ka kërcënuar edhe motrën e tij, E. Çalamani, e cila është përdorur për të futur në kurth adoleshenten. Asokohe, dy të rinjtë u dënuan nga Gjykata e Fierit, me nga katër vjet burgim për veprën penale të heqjes së lirisë të kryer në bashkëpunim, bazuar në nenin 110/2 të Kodit Penal. Ai u lirua nga burgu i Rrogozhinës me datë 06.08.2009
Jane pamje nga banesa e nje njeriu te varfer,te alkoolizuar dhe te vetmuar,i cili ne fund arriti fundin e fundit duke u bere vrases.Sa te tilla banesa,ne kete gjendje kemi pare ne Shqiperi,nuk numerohen!
PërgjigjuPo ca merreni akoma me kto plera Digjini shpine si fillim sheshojani komplet Pastaj kismet me tjerat! Vetem llafe keni, ju mori gjene me te shtrenjte Dhe vazhdoni beni intervista boshe.
Përgjigjudy flamuj kombetar aty. pse te behej vrases ky?
PërgjigjuKjo vrasje e tmerrshme duket ende e pazbuluar. Duket se vogelushi Mateo nuk mund te gjeje prehje, pa i shkuar me themel hetimit,gjykimit dhe denimit te atyre qe i moren jeten. Ndjej shume dhimbje per kete engjell.
PërgjigjuA ka lidhje e ema e Mateos me vrasjen? Kush ishte lidhja e saj me vrasesin? Te me fale Zoti!
PërgjigjuAbsurde