Njerëz që kërkojnë ushqim në mishin që u jepej kafshëve

Bota

Varfëri ekstreme në Brazil! Imazhet që po shokojnë botën të njerëzve që kërkojnë ushqim në mishin që u jepej kafshëve

3 Tetor 2021, 22:13| Përditesimi: 3 Tetor 2021, 22:19

  • Share

BRAZIL- "Brazil 2021: dhimbja e urisë", ishte titulli që hapi një prej gazetave më prestigjioze në vend.  Brazili po vuan një varfëri ekstreme dhe gjendja është më alarmante sa çdokush prej nesh mund ta mendojë. Rreth 19 milionë njerëz vuajnë nga kequshqyerja pas shpërthimit të një "pandemie" që ka marrë jetën e më shumë se gjysmë milioni njerëzve.

Imazhet që vijnë nga kjo krizë janë tronditëse dhe shumë të vështira për "t'u përtypur", ku shihen njerëz se si kërkojnë dëshpërimisht ushqim.

Faqja e parë e gazetës me titullin "Brazil 2021: dhimbja e urisë"

Fotot e kapura nga fotoreporteri, fitues i disa çmimeve, Domingo Pezoto, javën e kaluar e vërtetojnë më së miri këtë krizë urie, ku shihen qytetarë që kërkojnë pak mish që e ka hedhur një kompani që prodhonte më parë ushqim për qentë.

"Më parë, njerëzit vinin këtu dhe kërkonin një copë kocke për t'u dhënë qenve. Sot ata lutën për një copë të vogël për ushqim. Zemra ime dhemb" - tha José Divino, shofer i kamionit ku transportohej mishi.

Një pastruese 51-vjeçare, Denise da Silva ka rrëfyer mes lotëve se ka shumë kohë që nuk ka ngrënë mish, bëhet fjalë që para pandemisë e ndërsa tregon se ndihet e frikësuar për të ardhmen e 5 fëmijëve dhe 12 nipërve dhe mbesave.

Njerëz që kërkojnë ushqim në mishin që u jepej kafshëve

Skena e mjerimit në Brazil ka krijuar ankth global.  Varfëria ekstreme po bëhet e dukshme edhe në vende të tjera, si Venezuela, ku, sipas hulumtimimeve, pothuajse 77% e qytetarëve nuk mund të përballojnë as nevojat bazë të jetesës . Rritja prej 10% e numrit të njerëzve që jetojnë në varfëri u regjistrua në vetëm një vit pas fillimit të pandemisë COVID-19.

Në Brazil ka vijuar në valë protestash ku kërkojnë largimin e presidentit Zaich Bolsonaro që e fajësojnë për politikat e ndjekura në këtë periudhë pandemie.

Protesta në Brazil

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?