Varfëri në Pogradec, mijëra familje me ndihmë ekonomike! Qyteti turistik pa mundësi punësimi, të rinjtë emigrojnë

6 Prill 2023, 12:42| Përditesimi: 6 Prill 2023, 12:59

  • Share

Edhe pse qytet turistik Pogradeci ka numrin më të lartë të të papunëve në qarkun e Korçës!

Në qytetin buzë liqenit të Ohrit dhe fshatrat përreth, rinia ka emigruar, ndërsa ata që kanë mbetur punojnë në bujqësi dhe turizëm, që duhet theksuar se ofron punësim sezonal.

“Mendoj se duhet ndihmuar bujqësia sepse turizmi kot sa trumbetohet se është vetëm tre muaj në behar”.- u shpreh një qytetar.

“Është vështirë të gjesh vend pune në Pogradec, të rinjtë kanë vështirësi ndaj kanë ikur dhe ne pleqtë ca do bëjnë?!.'- tha një tjetër.

“Vende pune ka vetëm kamerier dhe shitës, ndaj mundohen të ikin jashtë se nuk u pëlqen”.'- u shpreh një tjetër.

“Unë jam pensionist, por Pogradeci s’ka punë, vetëm kur vjen behari. Ka mbetur provincë duan të shkojnë në Tiranë të gjithë, këtu dy muaj ka në behar”.- tha një qytetar.

“S’ka punë për të rinjtë ndaj ikin në Gjermani, Amerikë”.- u shpreh një qytetar.

“Gjatë verës ka për kamarier. Po është shumë e vështirë, kam qenë i punësuar, por tani jam pa punë”.- tha një i papunë.

“Shumë vështirë, s’ka industri as prodhimtari. Bujqësia e turizmi pak!”- tha një tjetër.

Nga të dhënat e Zyrës së Punës në Pogradec mësojnë se 2400 persona janë të regjistrues si punëkërkues, ndërsa bizneset kanë nevojë për punëtorë krahu dhe jo për profesionistë.

Paralelisht me papunësinë shkon dhe rritja e numrit të familjeve të varfëra.

“Shumë e vështirë të gjesh punë. Numri i të papunëve është shumë i lartë, turizmi është vështirë, vjet ka qenë më mirë, sivjet më dobët se s’ka mbajtur moti. Të rinjtë janë larguar jashtë, vende punë për të rinjtë nuk ka. Jemi ndër qytetet më të varfëra me mbi 4 mijë familje me ndihmë ekonomike”.

Aktulisht 4460 familje trajtohen me ndihmë ekonomike, bën të ditur Drejtoria e Shërbimit Social në Bashkinë e Pogradecit.  Kjo shifër është disa herë më e lartë se  në Bashkine e Korçës, e cila ka popullsia më të madhe, por trajton me ndihmë 780 familje.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?