Sociale

Varfëria në Shqipëri, 120 euro në muaj për një person, 23% e popullsisë është nën këtë nivel

17 Dhjetor 2019, 07:34| Përditesimi: 17 Dhjetor 2019, 07:35

  • Share

Nëse të ardhurat e një personi që jeton vetëm në Shqipëri janë nën 120 euro në muaj ose rreth 16 mijë lekë në muaj, atëherë ky person automatikisht është i varfër sipas përcaktimeve kombëtare të INSTAT për fenomenin e varfërisë i vlerësuar së fundmi ne një anketë të posaçme. Ndërsa një familje me katër persona konsiderohet e varfër nëse ka të ardhura 34 mijë lekë në muaj ose rreth 270 euro.

Sipas të dhënave të fundit të INSTAT 23 për qind e popullsisë së vendit ose 671 mijë shqiptarë jetojnë nën kufirin e varfërisë.

Sipas INSTAT kufiri i rrezikut për të qenë i varfër përfaqëson të ardhurat më të ulta vjetore të disponueshme që një person të mos konsiderohet i varfër. Kufiri i rrezikut për të qenë i varfër është përcaktuar në 60 % e të ardhurave mesatare  te të gjitha familjeve në rang vendi.

Për të matur treguesit e varfërisë INSTAT anketoi në vitin e kaluar7.582 familje.  Treguesit e varfërisë sipas kësaj bazohen në konceptin relativ të varfërisë, i cili merr në konsideratë të ardhurat familjare të disponueshme, numrin e pjesëtareve në familje (madhësinë e familjes) dhe shpërndarjen e të ardhurave ndërmjet grupeve të popullsisë.

Një tjetër tregues që INSTAT mat është ai i shërbimeve që popullsia mund të përballojë. Sipas vrojtimit të INSTAT u gjet se 38 për qind e popullsisë së vendit ishte e privuar materialisht. Kategoritë e privimit material përfshijnë

  1. Vonesat në pagesat e kredisë ose të qerasë për banesën kryesore, shpenzimet për shërbimet bazë, blerjet me këste ose pagesa të tjera të kredive të marra;
  2. Pamundësia për të përballuar shpenzimet për pushimet vjetore një javë larg nga shtëpia;
  3. Pamundësia për të përballuar një vakt me mish, pule, peshk (ose ekuivalentin për vegjetarianët) një herë në dy ditë;
  4. Pamundësia për të përballuar një shpenzim të paparashikuar financiar me vlerën 30.000 lekë të reja;
  5. Pamundësia financiare për të përballuar një telefon (duke përfshirë telefonin celular);
  6. Pamundësia financiare për të pasur një TV me ngjyra;
  7. Pamundësia financiare për të pasur një makinë larëse;
  8. Pamundësia financiare për të patur një makinë;
  9. Pamundësia financiare e familjes për mbajtjen e shtëpisë ngrohtë në mënyrë të përshtatshme.

/Monitor

Komento

Komente

  • Konjak: 17/12/2019 10:25

    Zoterinj gazetar ,kur populli flet per jeten e tij te veshtire dhe kritikon sa mundet qeverisien dhe qeveritaret ,ju zoterinj te nderuar beni shurdhin e qorrin ,dhe s'deshironi ti botoni komentet e tij .Ju beni te pavarurin per te perkedhel qeverine dhe per ndonje grusht para qe ju ofron ,ne shkembim te mbilljes se gojes qe i beni popullit ,duke mos i botuar te vertetat e tij ,ne formen e komentit .Ju duhet te mbeshteteni ne punen ,djersen dhe mendien tuaj ,dhe jo duke i bere fresk pushtetit .Populli vuan per buken e gojes ,kurse qeveritaret englendisen neper bare e kopshte me shermashek .Zoti ju ndihmofte per te kuptuar te verteten .Faleminderit .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?