Zhyljen Varfaj

Kronikë

Varfaj operacion në zemër në Gjermani, ja kush do zë vendin e kryebashkiakut të Durrësit

3 Mars 2020, 20:15| Përditesimi: 3 Mars 2020, 20:33

  • Share

DURRËS- Bashkinë e Durrësit, për një afat të pacaktuar do ta drejtojë Emirjana Sako, një nga nënkryetarët. Një lajm i tillë është konfirmuar nga vetë kryetari aktual Zhuljen Varfaj për Report Tv, i cili ka njoftuar se do t'i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale në zemër në Gjermani, e për pasojë do të mungojë për një periudhë kohore derisa të rimarrë veten. 

Zhyljen Varfaj mori detyrën pas largimit të kryetares së dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, Valbona Sako. Kjo e fundit u tërhoq nga ky post pas gafës ku u shpreh se "qeveria është e kënaqur që nga tërmeti pati 51 viktima".

Varfaj është marrë me menaxhimin e situatës pas tërmeti dhe me procesin e rindërtimit në Durrës, një nga zonat më të prekura.  Ai ka mbajtur më herët postin e nënkryetarit të Bashkisë së Durrësit dhe mori kompetencat drejtuese të Bashkisë së Durrësit, deri në zgjedhjen e një kryebashkiaku të ri.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ama: 03/03/2020 20:51

    Pse ska spitale Shqiperia?! Ne perdita na thote qeveria qe spitalet tona jane njesh. Cne ky iken.per nje op.zemre?

    Përgjigju
    • Ton Ton: 03/03/2020 23:56

      Po ti kur i la breket ne lavatriçe te thot njeri pse si lave ke çezma?

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?