Komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi foli për Ballkanin e Hapur duke thënë se e mbështet dhe mund të sjellë zhvillim ekonomik, sidomos në situatën ku ndodhemi prej luftës në Ukrainë. Në fund të fjalës së tij në Ballkanin e Hapur, Varhelyi dha mesazhin e qartë që të shfrytëzohen strukturat e shteteve sepse është iniciativë pozitive.
"Ky është integrimi i vërtetë që fillon me ekonominë dhe shoqërinë, prandaj isha i kënaqur për idenë që vjen nga rajoni dhe është arritje e rëndësishme sepse rajoni e bëri këtë ide, nuk e bëmë ne, as SHBA, por vetë rajoni. Ata e shpikën këtë ide dhe filluan ta shfrytëzojnë sepse kur për herë të parë në tavolinë kishim një plan të madh të investimeve në këtë rajon për zgjidhjen e sfidave më të mëdha në rajon.
Sipas vlerësimeve tona, rajoni mund të krijojë 1/3 vetëm përmes integrimit ekonomik. Rajoni e ka këtë dhe vetëm ajo mund ta bëjë. Mund të ndihmojmë me planin e investimeve ekonomike se kjo është mënyra ynë për Ballkanin e Hapur që duhet të vazhdojë. Sot shohim si nënshkruhen marrëveshjet. Kjo është shumë e rëndësishme në situatën ku gjendemi për shhkak të luftës. Të punojmë bashkë e të ndihmojmë njëri-tjetrin. Përsa kohë që Ballkani i Hapur bazohet në përshpejtim të normave të BE-së në katër liritë themelore, ne do jemi këtu me planin e investimeve ekonomike që këto rezultate të kapin nivele më të larta. Mendoj se kjo është shumë iniciativë pozitive, është e ardhmja që mund të krijohet që sot", tha Varhelyi.
Lajmi kryesor: