Varhelyi foli për dyfishim të ekonomisë në 10 vite, Malaj skeptik: Duhen përmbushur reformat

29 Shkurt, 14:57| Përditesimi: 29 Shkurt, 15:25

  • Share

 

Arben Malaj në “Përballje” komentoi samitin e sotëm mes BE dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Malaj e sheh me skepticizëm atë që tha Varhelyi se ekonomia e vendit tonë do të dyfishohet në 10 vitet në vijim.

“Duhet të theksojmë që nga paketa 6 miliard, 2 miliardë janë grante dhe BERZH japin fonde me kushte tregtare dhe quhen fonde të buta dhe është mirë për prioritetet e rajonit. Ka një përmirësim ndërmjet procesit të Berlinit. Tani përfundimisht procesi i Berlinit i ka përfshirë të gjitha. Ka krijuar premisa pozitive. Problemi është që këto nuk do jenë para falas dhe do kushtëzohen në 4 shtylla. Integrimi ynë në BE, integrimi i BP me vetveten janë reforma thelbësore. Sado para që të marrin kanë probleme kritike në themelin e shtetit ligjor. Nuk do të jetë një proces i vërtetë. E kam të vështirë të pranoj që me ndihmën e BE do të dyfishohet ekonomia e vendit tonë. Në historinë e BE, nuk është klubi i vendeve të pasura. Është afruar BE me vendet e tjera se sa kanë përparuar këto vende me BE-në. Përfitimet do preken por jo në këto përmasa. Thelbi nuk duhet bërë tek shikimi i 6 miliardëshit. Thelbi duhet se sa politikë do jetë bërë tek reformat kryesore. U theksua dhe sot: Plotësoni reformat. Se përndryshe do na ndodh si Spanja, Portugalia, Greqia. Që morën ndihma nga BE dhe u shfrytëzuan për mbijetesë se sa për reforma thelbësore.”, u shpreh Malaj.


Lajmi kryesor:

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Të ftuarit në “Përballje”: Interes në rritje për këtë pjesë të Evropës


G.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?