Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes për targat në mes të Kosovës dhe Serbisë, e cila është arritur mbrëmë.
Në llogarinë e tij në “Twitter”, ai ka shkruar se kjo marrëveshje ishte një hap i mirë për të shmangur përshkallëzimin e situatës.
“Mirëpresim lajmin se një marrëveshje e lehtësuar nga BE-ja midis Beogradit dhe Prishtinës ishte e suksesshme për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm. Negociatat duhet të vazhdojnë drejt normalizimit të marrëdhënieve”, ka shkruar ai.
Të mërkurën, Shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes teknike për targat.
Lajmi kryesor:
Arritja e marrëveshjes për targat mes Kosovës dhe Serbisë, SHBA: Rruga e duhur për të ardhmen evropiane! Osmani: Jemi mirënjohës
S.S/ReportTv.al