Varhelyi: Në tetor shpresoj të hapim kapitujt me Shqipërinë

9 Shtator, 21:59| Përditesimi: 9 Shtator, 23:55

  • Share

Komisioneri i BE për zgjerimin, Oliver Varhelyi, është shprehur se Shqipëria do të nisë diskutimet për kapitullin e parë të anëtarësimit në BE, muajin e ardhshëm.

Gjatë Konferencës Ndërparlamentare për Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë, të mbajtur në Budapest të Hungarisë, Varhelyi njoftoi gjithashtu ndarjen e vendit tonë nga Maqedonia e Veriut, e cila nuk po arrin që të miratojë ndryshimet kushtetuese të kërkuara nga Bullgaria, kusht që për Brukselin është i panegociueshëm.

"Tani çështja që kemi përpara nuk është nëse do t’i pranojmë shtetet ballkanike në familjen evropiane, por kur do të ndodhë kjo. Sa më shpejt t’i integrojmë plotësisht këto vende, aq më i fortë dhe më i qëndrueshëm do të jetë stabiliteti në kontinentin tonë. Në këto vite kemi marrë vendime të rëndësishme për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke mbajtur me to konferencat e para ndërqeveritare.

Shpresoj që muajin e ardhshëm të hapim kapitullin e parë të negociatave për çështjet bazë me Shqipërinë dhe ndoshta edhe me Maqedoninë e Veriut, në varësi të miratimit të ndryshimeve kushtetuese. Ne kemi hartuar dhe zbatuar instrumente si plani i rritjes ekonomike prej 6 miliardë eurosh për të përshpejtuar integrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor”, theksoi Varhelyi ", tha ai. 

”Shqipëria ka bërë reforma të thella, veçanërisht në drejtësi, ndërkohë që nuk ka kushte të tjera nga vendet anëtare të BE-së”, shtoi ai.

S.B//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eri: 10/09/2024 11:03

    Perse duhet te kete gjithnje nje "shpresoj"? Cfare fshihet mbrapa? Cfare kushte cnjerzore, antishqiptare do te parashtrohen?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?