Varhelyi: Të hapen kapitujt e parë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE në fund të vitit

8 Nëntor 2023, 22:45| Përditesimi: 8 Nëntor 2023, 23:05

  • Share

1699481048_FbBeO2bEAAO2FL.jpeg

Komisioneri për zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi u tha eurodeputetëve se brenda fundit të këtij viti të hapen kapitujt e parë të negociatave për Shqipërinë.

Varhelyi gjithashtu informoi Komitetin se procesi i shqyrtimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut po ecën pa probleme, ndërsa shtoi se qëllimi për Shqipërinë është fillimi konkret me grupkapitujt e parë ku janë dhe çështjet më të rëndësishme. Varhelyi theksoi se ky rekomandim reflekton arritjet e Shqipërisë në reformën në drejtësi, vettingun dhe punën e SPAK.

Procesi i shqyrtimit të legjislacionit shqiptar në muajt e fundit ka ecur pozitivisht dhe pa probleme. Autoritetet e Shqipërisë kanë dëshmuar një nivel të lartë përkushtimi për të realizuar kërkesat e paraqitura gjatë këtij proçesi. Zbatimi i reformës gjithëpërfshirëse në sistemin e drejtësisë ka vijuar suksesshëm dhe po ashtu procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve i quajtur vetingu, po ecën kënaqshëm.

Struktura speciale për luftën anti korrupsion SPAK ka vijuar të arrijë rezultate konkrete. Shqipëria ka dëshmuar po ashtu qasje të plotë e të njëjtë me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së duke na dhënë një sinjal të fuqishëm të vendosmërisë të këtij vendi për tu anëtarësuar plotësisht në BE. Objektivi ynë është që të hapim kapitullin e parë të negociatave atë mbi çështjet themelore brenda fundit të vitit 2023 me Shqipërinë”, Varhelyi.


Lajmi kryesor:

Progres raporti i KE: Shqipëria po përparon me negociatat! Drejtësia po jep frytet e reformës, kujdes klimën politike! Korrupsioni mbetet shqetësim serioz


B.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?