Covid-19 edhe pas një viti vazhdon të krjojë mutacione dhe variante të reja, të cilat duket se kanë ardhur edhe në Shqipëri. Në një intervistë në '' Rreze Dielli”, famacistja dhe pedagogia Erina Hilaj dha më tepër informacion për variantet e reja të Covid-19 dhe pasojat afatgjatë për të prekurit nga ky virus.
Ajo u shpreh se është dicka normale që virusi për të mbijetur të krijojë mutacion, ndërsa tre janë mutacionet kryesore nga të cilat duhet të tregojmë kujdes:
“Varianti i parë është ky britaniku që është edhe ai që lakohet më shumë në europë, variant I dytë I Afrikës së Jugut, dhe variant Brazilian. Këto janë tre variantet që po studiohen më tepër sepse po shihet që po paraqesin gjëra të veçanta dhe e dyta sepse po përhapen shumë shpejt.I pari Britanku ka dy të meta është më transmetues, është më ngjitës, ngjitet më lehtë dhe është më pathogen ,krijon sëmundshmëri më të lartë. Ndërkohë edhe dy variantet e tjera kanë transmetueshmëri më të lartë dhe madje varianti Afrikan ka vërtetuar që i ka bërë rezistenc edhe vaksinës’’ u shpreh ajo.
Sipas farmacistes Erina Hilaj pasojat e virusit janë afatgjata edhe tek moshat e reja, ndërsa 3 janë organet më të prekura për një periudhë afatgjatë nga ky virus:
“Tre organet me pasoja më afatgjata janë zemra, mushkëria dhe truri. Është vënë re që tek zemra, ka lënë pasoja tek muskuli i zemrës. Pasoja të cilat mund ta kthejnë këtë person në një person me sëmundje vaskulare kronike” tha ajo.
Por përse ky virus prek cdo organ të trupit dhe ndër pasojat kryesore mbetet diabeti:
“Prek të gjitha organet sepse ndikon në qarkullimin e gjakut, sepse gjaku shkon në të gjitha organet e trupit. Diabeti është pasojë e trajtimit, në Covid përdoren shumë ato që në gjuhën popullore quhet Kortizonik dhe kanë një efekt kur kemi raste të rënda me marrje fryme por ato kanë pasojë diabetin, rritjen e gliceminës në gjak dhe japin diabet, por me kalimin e ditëve largohet. Por nëse është pasojë e Covidit vazhdon më tej” përfundoi ajo.
Po na cudisni....kjo far.aciste flet per virologjine...kaq eksperte eshte kjo qe flet per nje fushe qe nuk ka lidhje...apo pse eshte pedagoge
PërgjigjuPse mungon opsioni: "Asnjera"?
Përgjigju