Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

Varianti delta nuk mëshiron! 24 viktima nga COVID-19 në Kosovë, mes tyre një foshnjë 3-javëshe dhe nëna e re 26-vjeçare

5 Shtator 2021, 15:33| Përditesimi: 5 Shtator 2021, 15:38

  • Share

KOSOVË- Varianti delta nuk mëshiron të pavaksinuarit në Kosovë.

“Trendi i zi” i viktimave nga COVID-19 vijon, ku gjatë 24 orët e fundit u regjistruan 24 humbje jete.

Tragjike ishte humbja e jetës së foshnjës vetëm 3-muajshe nga Ferizaj, e cila nuk mundi t’i mbijetonte betejës me virusin.

Disa ditë pasi lindi bebin e saj, jetën ka humbur edhe 26-vjeçarja, e cila u fut në intubim më 2 shator për shkak se gjendja e saj u përkeqësua.

Nga 10.614 testime të kryera, 890 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me virusin.

Ndërkohë që vaksinimi masiv i qytetarëve vazhdon dhe masat anti-COVID janë ashpërsua, duket se situata epidemiologjike në vend nuk po pëmrirësohet.

Ora 14:38
Lindi disa ditë më parë, humb betejën me COVID-19 26-vjeçarja në Kosovë

Në një tragjedi po shndërrohet 24-orëshi i fundit sa i përket viktimave të shënuara nga COVID-19 në Kosove.

Orët e para të mëngjesit të sotëm, vetëm disa ditë pasi kishte lindur foshnjën e saj ka humbur jetën, 26-vjeçarja pas betejës me COVID-19.

E reja kishte rezultuar pozitive me koronavirus më gusht, ndërsa më 2 shtator ishte dërguar në kujdesin intensiv për shkak se gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua.

Deri më tani nuk është bërë me dije nëse ajo vuante nga sëmundje bashkëshoqërues.

Gjatë këtij viti, pesë gra shtatzëna të pa vaksinuara kanë humbur jetën nga COVID-19, tri nga të cilat kanë kryer edhe lindjen

Ora 13:34
Varianti delta nuk mëshiron, humb jetën nga COVID-19 foshnja 3-javëshe

KOSOVË - Vetëm 3-javëshe dhe virusi nuk u tregua aspak i mëshirshëm kundrejt foshnjës që humbi jetën mbrëmjen e djeshme nga COVID-19 në Kosovë.

I lindur më 13 gusht në Ferizaj, bebi ka shkuar më 28 gusht në spital për të marrë trajtimin e posaçëm mjekësor në një gjendje të rënduar shëndetësore.

Pavarësisht përpjekjeve maksimale për ta mbajtur në jetë, foshnja nuk arriti t’i mbijetonte armikut të padukshëm,, COVID-19.

Sipas mediave vendose, mësohet se foshnja është infektuar nga familjarët.

Situata epidemiologjike vijon të përkeqësohet pavarësisht masave anti-COVID të ndërmarra nga qeveria.

Të rinj, gra shtatzënë dhe foshnje kanë humbur jetën tragjikisht ditët e fundit në Kosovë nga COVID-19.

Varianti delta përbën tashmë shumicën e rasteve pozitive, duke e bërë deri më tani variantin më të rrezikshëm.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?