Një vajzë duke bërë vaksinën anti-COVID

Bota

Varianti delta përhapet me shpejtësi, Hungaria do të ofrojë për qytetarët një dozë të tretë përforcuese të vaksinës anti-COVID

16 Korrik 2021, 10:05| Përditesimi: 16 Korrik 2021, 10:38

  • Share

HUNGARI- Hungaria do të ofrojë mundësinë e marrjes së një doze të tretë të një vaksine anti-COVID, nga 1 gushti dhe do të bëjë të detyrueshëm vaksinimin e punonjësve të shëndetësisë.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri hungarez, Viktor Orban i cili theksoi faktin se do të jenë mjekët ata të cilët do të kujdesen se cilën dozë do të marri çdo qytetar dhe vetëm 4 muaj pasi, kanë marrë dozën e dytë.

Hungaria një vend me afërisht 10 milionë banorë, përveç vaksinave të aprovuara nga EMA, ka përdorur gjerësisht dhe atë ruse dhe kineze, duke u bërë vendi i parë në BE që i ka miratuar ato.

Deri ditën e djeshme, në Hungari kanë marrë vaksinën anti-COVID më shumë se 5.55 milionë qytetarë.

Megjithëse procesi i vaksinimit është ngadalësuar javët e fundit, Orban tha se në ditët e para të shtatorit, përpara se të fillojë viti shkollor, vaksinat do t’u ofrohen fëmijëve nga 12 deri në 16 vjeç, gjë që konsiderohet një sukses për fushatën e vaksinimit.

Ideja për një dozë të tretë ka ardhur teksa dhe varianti delta po përhapet me shpejtësi marramendëse, duke u bërë një shqetësim për botën.

Propozimi fillimisht ka ardhur nga kompania farmaceutike e Pfizer, sipas së cilës një dozë e tretë përforcuese do të ishte e nevojshme për të “luftuar” plotësisht COVID-19.

Megjithëse OBSH dhe FDA e kanë konsideruar një gjë të tillë të panevojshme, Hungaria sërish ka “dal kundër” dhe do të injektojë një dozë të tretë të vaksinës anti-COVID.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?