Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

Varianti Delta përhapet me shpejtësi në Kosovë, 5 viktima dhe 1,765 raste të reja infeksioni

17 Gusht 2021, 15:46| Përditesimi: 17 Gusht 2021, 15:48

  • Share

5 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Kosovë, si pasojë e koronavirusit, ndërsa varianti Delta duket se po përhapet me shpejtësi, ku janë regjistruar 1,765 raste të reja infeksioni.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë së Kosovës bën me dije se sot janë shëruar 121 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 06.278.

Janë 10.183 raste aktive me COVID në Kosovë, ndërsa vijon edhe procesi i vaksinimit, ku në 24 orët e fundit janë kryer 21.903 doza.

Prej fillimit të vaksinimit, në total janë kryer 601.701 doza të vaksinës, ku 213.279 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?