Kancelarja në ikje, Angela Merkel

Bota

Varianti delta ‘pushton’ Evropën, Merkel: Vaksina anti-COVID një e drejtë por edhe një detyrim ndaj shoqërisë ku jetojmë

12 Nëntor 2021, 09:39| Përditesimi: 12 Nëntor 2021, 09:41

  • Share

GJERMANI- Qytetarët që ende nuk janë vaksinuar, teksa vala e katër e pandemisë është në kulmin e saj dhe COVID-19 po përhapet me shpejtësi, duhet të kuptojnë që kanë detyrim ndaj pjesa tjetër e shoqërisë dhe mbrojtjen e të tjerëve, tha në një deklarata kancelarja në ikje, Angela Merkel.

Shifrat e rasteve të reja nga koronavirusi janë rritur në mënyrë drastike në të gjithë Evropën, ndërsa ekspertët po shqetësohen për sistemet shëndetësore dhe presioni për shkak të mbingarkesës në spitale. Kjo situata sipas tyre vjen për shkak të personave të pavaksinuar, të cilët me papërgjegjshmëri përhapin sëmundjen.

“Duhet ta bëjmë të qartë se vaksinimi është një e drejtë, por është gjithashtu një detyrim për të kontribuar në mbrojtjen e përgjithshme të shoqërisë.”, tha Merkel.

Sipas statistikave, numri më i lartë i të pavaksinuarve janë të rinjtë, të cilët në shumicën e rasteve nuk përjetojnë format më të rënda të virusit, por ata janë përçues të tij.

Merkel, e cila po intervistohej nga presidenti i Microsoft, Brad Smith, shtoi se sfidat e pandemisë dhe ndryshimet klimatike janë të ngjashme, pasi të dyja ishin procese eksponenciale, ashpërsia e të cilëve ishte e vështirë të dallohej në fillimin e një kurbe rritjeje.

“Kur shihni fillimin e një rritjeje eksponenciale, duhet të veproni menjëherë dhe të kuptuarit se çfarë do të thotë eksponenciale nuk është i përhapur në shoqëritë tona," tha Merkel.

Pas shfaqjes së variantit delta, Evropa po përjeton një valë të re të koronavirusit, duke rritur në mënyrë drastike numrin e rasteve të reja.

Megjithëse, qeveritë e vendeve kanë filluar të marrin masa të reja shtrënguese dhe të intensifikojnë procesin e vaksinimit, sërish gjendja epidemiologjike mbetet shqetësuese.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?