Bota

Varianti i ri i COVID, Izraeli ndalon udhëtarët që të hyjnë në vend

28 Nëntor 2021, 19:20| Përditesimi: 28 Nëntor 2021, 19:26

  • Share

Izraeli do të ndalojë të huajt që të hyjnë në vend për 14 ditë dhe do të gjurmojë rastet për të ndaluar përhapjen e variantit të ri Covid, raportojnë mediat lokale.

Ndalimi pritet të hyjë në fuqi në mesnatën e së dielës, pas miratimit të plotë të kabinetit.

Izraeli deri më tani ka konfirmuar një rast të variantit të ri të virusit COVID, Omicron të zbuluar për herë të parë në Afrikën e Jugut. Shumë vende kanë ndaluar që atëherë udhëtimet në Afrikën e Jugut dhe fqinjët e saj.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se varianti i ri është "shqetësues", me provat e hershme që sugjerojnë një rrezik më të lartë të ri-infektimit.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?