Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock

Varianti i ri i COVID në Britani, Sekretari i Shëndetësisë: Dy rastet erdhën nga Afrika e Jugut

23 Dhjetor 2020, 18:40| Përditesimi: 23 Dhjetor 2020, 19:04

  • Share

Pas zbulimit të variantit të ri të koronavirusit në Britaninë e Madhe, Sekretari për Shëndetësinë, Matt Hancock ka deklaruar se dy kontaktet ku është zbuluar kanë qenë udhëtarë nga Afrika e Jugut.

“Ky virus është akoma më i transmetueshëm dhe duket se ka mutacion më tej sesa virusi i ri.”- tha Hancock.

Sekretari i Shëndetësisë tha se të dy rastet dhe kontaktet e ngushta të rasteve janë vendosur në karantinë dhe ka kufizime të menjëhershme në udhëtimin nga Afrika e Jugut.

 Qeveria u ka njoftuar atyre që kanë qenë në kontakt me këdo që ka qenë në Afrikën e Jugut në dy javët e fundit duhet të vetëizolohen.

"Këto masa janë të përkohshme ndërsa ne po hetojmë më tej këtë lloj të ri i cili së shpejti do të analizohet në Porton Down."

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?