Foto ilustruese

Varianti i ri i COVID-19 jashtë kontrollit, ministri i shëndetësisë së Britanisë së Madhe: Kufizimet mund të zgjasin me muaj

21 Dhjetor 2020, 08:01| Përditesimi: 21 Dhjetor 2020, 08:23

  • Share

BRITANIA E MADHE- Një pjesë e Britanisë së Madhe ndodhet në izolim, pasi është shfaqur një variant i ri koronavirusit që ka goditur vendin, ministri i shëndetësisë Matt Hancock ka njoftuar se masat e marra mund të qëndrojnë në fuqi me muaj, derisa të gjendet vaksina kundër tij.

“Tani që e dimë se sa shpejt po përhapet ky variant i ri i virusit, do të jetë shumë e vështirë për ta mbajtur atë nën kontroll derisa vaksina të shpërndahet gjerësisht në vend”, tha ai kur është intervistuar nga “Sky News”.

Ministri gjatë intervistës vuri në dukje se qeveria ka vepruar në kohë për sa i përket masave ndaj këtij varianti të ri, duke bllokuar një pjesë të vendit.

Hollanda, Italia dhe Belgjika kanë ndaluar fluturimet nga Britania e Madhe për të parandaluar hyrjen e variantit të ri Covid-19, ndërsa edhe vende të tjera evropiane po konsiderojnë ndërmarrjen e masave të tilla të ngjashme në lidhje me Britanin.

Variantin e ri i virusit Covid-19 vlerësohet të jetë deri në 70% më i shpejtë në transmetim sesa lloji i mëparshëm.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?