Foto ilustruese

Varianti i ri i COVID-19, Kosova pezullon fluturimet me Britaninë e Madhe

23 Dhjetor 2020, 10:18| Përditesimi: 23 Dhjetor 2020, 10:23

  • Share

KOSOVA- Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka marrë vendim për pezullimin e të gjitha fluturimeve në Aeroportin “Adem Jashari” nga Britania e Madhe për në Kosovë dhe anasjelltas, me qëllim parandalimin e përhapjes së variantit të ri të koronavirusit.

Në dokumentin i cili është bërë publik nga Ministria e Shëndetësisë, pika dy e tij flet në lidhje me karantinimin e qytetarëve për 14 ditë nëse ata vijnë nga Britania e Madhe.

Për të gjithë personat që nuk zbatojnë masat e veçanta të dala në kuadër të zhvillimeve të reja të koronavirusit dhe variantit të tij të ri, organet kompetente do të sanksionojnë shkelësit.

Varianti i ri i COVID-19 është shfaqur disa ditë më parë në Britaninë e Madhe, gjë që ka alarmuar të gjithë botën duke marrë masa të reja, përmes bllokimit të fluturimeve me Britaninë.

Në Kosovë vaksina anti-COVID pritet të arrijë në pranverë të vitit 2021, një lajm i cili është konfirmuar edhe nga përfaqësuesja e OBSH-së në Kosovë.

Dokumenti i lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë:

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?