Maria Von Kerkhove, epidemiologe

Varianti i ri i COVID-19, OBSH: Nuk duhet të alarmohemi! Nuk shkakton simptoma më të rënda

21 Dhjetor 2020, 20:50| Përditesimi: 21 Dhjetor 2020, 21:07

  • Share

Këtë të hënë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se mutacioni i ri i shfaqur në Britaninë e Madhe shkakton simptoma më të lehta dhe vdekshmëri më të ulët se sa koronavirusi.

“Nuk ka të dhëna që të sugjerojnë ndryshim të sjelljes së virusit, por megjithatë studime të mëtejshme po kryhen”, u shpreh Van Kerkhove.

Të dhënat paraprake sugjerojnë se varianti i ri, i shfaqur fillimisht në shtator në Britaninë e Madhe, përhapet më shpejt nga personi në person dhe mund të ndikojë tek saktësia e disa testeve diagnostikuese.

Zyrtarët e OBSH-së përsëritën se zyrtarë nga Mbretëria e Bashkuar kanë thënë se varianti i ri mund të jetë deri në 70% më i transmetueshëm se ai origjinal.

OBSH thotë se nuk duhet të alarmohemi pasi mutacionet e një pandemie janë të zakonshme.

Mutacioni u zbulua fillimisht në juglindje të Anglisë e më pas raste u konfirmuan edhe në Danimarkë, Holandë dhe Australi, siç bëri të ditur zyrtarja e lartë e OBSH, Maria Van Kerkhove.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?