Programacion

E Hënë
10
Janar
E Martë
11
Janar
E Mërkurë
12
Janar
E Enjte
13
Janar
E Premte
14
Janar
E Shtunë
15
Janar
E Diel
16
Janar
E Hënë
17
Janar
E Martë
18
Janar
E Mërkurë
19
Janar
Shëndeti

Varianti 'Omicron' i COVID mbërrin në Europë, Rakacolli: S'ka vend për panik, vaksinimi e respektimi i masave, zgjidhja! Mjekja në Belgjikë: 1 rast i identifikuar, simptomat e lehta

30 Nëntor 2021, 19:07| Përditesimi: 30 Nëntor 2021, 19:28

Varianti 'Omicron' i COVID, i identifikuar në disa vende të botës, tashmë ka mbërritur edhe në Europë, duke 'ngritur' kambana alarmi për rritjen e infektimeve.  OBSH ka kërkuar që këtij varianti t'i kushtohet vëmendje pasi, ndonëse ende po studiohet, dyshohet se ka transmetueshmri më të lartë. Fatmirësisht në vendin tonë ende nuk është identifikuar asnjë rast me këtë variant, teksa kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli  tha në "Studio Live" në Report TV se nuk duhet të panikosemi. Sipas Rakacollit, dy janë zgjidhjet: Vaksinimi dhe respektimi i masave ekzistuese anti-COVID.

E pyetur nëse do të ketë shtrëngim të masave anti-COVID në vend për të frenuar infektimet, sikurse kanë bërë vendet fqinj, Rakacolli tha se një vendim i tillë merret në bazë të rezultateve të hetimeve epidemiologjike, duke theksuar se deri më tani situata është e qëndrueshme.

"Mund të ketë infektueshmëri më të lartë. Nuk dihet sesa e efektshme do të jetë vaksina karshi këtij varianti të virusit, për këtë arsye nga OBSH është quajtur një variant prej të cilit duhet patur një kujdes i veçantë. Nuk flitet që vaksina nuk siguron mbrojtje ndaj këtij varianti, por diskutohet që mbron më pak në krahasim me variantet paraardhëse. Omicron ka shumë mutacione, mbi 50, mendohet që ka transmetueshmëri më të lartë. Vaksinimi është shumë i rëndësishëm pasi të mbron, edhe nëse jo 100% nga infektimi, të mbron thuajse 100% nga shtrimi në spital. Të vaksinuarit e kalojnë sëmundjen shumë më lehtë. Masat duhet të respektohen, duhet të shkojmë drejt vaksinimit, sidomos të rinj. Ne nuk duhet të panikosemi sepse ekzistojnë mjetet për t'u mbrojtur ndaj tij, vaksinimi dhe masat anti-COVID. Masat do të shkojnë në përputhje me numrat e infeksioneve, të shtruarve në spital, viktimave", tha Rakacolli.

Belgjika është një nga vendet ku është shfaqur ky variant, teksa mjekja Merita Hysenbegasi tha në një lidhje me Skype në Report TV se deri më tani është identifikuar vetëm një rast i tillë. Teksa thekson se është ende herët për të kuptuar sesa agresiv është ky variant, mjekja shqiptare në Belgjikë thotë se deri më tani janë evidentuar simptoma të lehta, duke përmendur lodhjen e trupit.

"Numri i rasteve ditore është rritur shumë, 17700 raste në ditë. Me variantin e ri kemi vetëm një rast. Simptomat janë deri tani të lehta, është më shumë një lodhje e përgjithshme, por është ende herët për të kuptuar se sa agresiv do të jetë. Personi i prekur me këtë variant ka qenë i pavaksinuar. Ky variant deri më tani thuhet se mund të jetë shumë më ngjitës. Deri tani vaksinimi i popullatës është 75%, kemi filluar me dozat e treta. Efektshmëria e vaksinës mund të ulet, ekspertët thonë se duhen 2-3 muaj për të përshtatur vaksinat ndaj këtij varianti të ri", theksoi mjekja.

Teksa ky variant i COVID po përhap frikë e panik për shkak se vaksinat mund të mos jenë shumë të efektshme ndaj tij, Agjencia Europiane e Barnave, tha se po synojnë që brenda 3-4 muajve do të krijojnë një vaksinë të re të modifikuar kundër 'Omicron'.

Omicron ka disa mutacione nga dy variantet e mëparshme, Beta dhe Gamma, që i bënë ata më pak të prekshëm ndaj vaksinave. Përveç kësaj, Omicron ka 26 mutacione unike.

J.SH.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qëndrimi i Metës për dhunën në PD më 8 janar mendoni se ishte: