Varianti Omicron i COVID ka alarmuar botën, por për mjekun Ilir Alimehmeti nuk ka arsye për shqetësim. Me një postim në Facebook, mjeku thotë se deri më tani në vendet ku është identifikuar prania e këtij varianti, nuk ka asnjë formë të rëndë të sëmundjes shkaktuar nga Omicron.
Për këtë mjeku thotë se arsyeja është fakti se Omicron ka një sekeuencë gjenetike që shkakton gripin e zakonshëm që trupi i njerëzve e njeh mirë dhe e ka më të lehtë ta luftojë.
Mjeku madje ngre pyetjen nëse do të jetë pikërisht varianti Omicron, duke qenë më i transmetueshëm, por më i lehtë klinikisht që do të përfundojë pandeminë.
"Deri tani asnjë rast i rëndë me Omicron në të gjithë botën! Në variantin Omicron është futur një sekuencë gjenetike e HCoV-229E. HCoV-229E është një betakoronavirus i njohur prej kohësh që shkakton "gripin e zakonshëm" te njerëzit. Kjo mund të jete baza e arsyes pse ndoshta njerëzit e njohin më mirë këtë sekuencë dhe nuk zhvillojnë shumë forma të rënda! A mund të jetë ky variant i virusit që do të përfundojë pandeminë duke qenë me i transmetueshëm, por i lehtë klinikisht? Presim edhe ndonjë javë dhe sigurohemi! Deri tani asnjë arsye për shqetësim!", shkruan mjeku.
Varianti Omicron i COVID ka bërë që shumë vende të përballen me një rritje të ndjeshme të rasteve të infeksionet, duke i detyruar shtete të vendosin edhe masa të reja izoluese. Në vendin tonë ende nuk është konfirmuar zyrtarisht prania e këtij varianti të COVID.
Jepini fund ketyre komenteve dhe parashikimeve idiote! Ka nje vit qe zoteria ka zevendesuar Piperon ne parashikime dhe asgje nuk i ka dale e vertete!
Përgjigju