Varja e poetit Havzi Nela në film? Nga Eric Roberts te Van Dami, filmi Shqiptar që po bën bujë në Amerikë, Fatmir Bardhoci zbulon gjithçka

2 Prill 2023, 12:49| Përditesimi: 2 Prill 2023, 13:53

  • Share

TIRANË- Producenti Fatmir Bardhoci ka rrëfyer ekskluzivisht për emisionin “N’kohë” me gazetarin Ermal Qori, të gjitha prapaskenat e projektit filmik ‘Mundije’.  Sipas tij, në Hollywood do të flitet shqip, pasi pjesë e këtij projekti janë disa nga aktorët më të njohur ndërkombëtar, historia e të cilit po bën bujë në SHBA, për shkak së në të po trajtohen ngjarjet më të veçanta që kanë ndodhur në Shqipëri. Bardhoci u shpreh se në film do të përfshihet edhe skena e varjes së poetit Havzi Nela, një ngjarje që e ka parë kur ishte 14 vjeç.

“Do veçoja një ndër ngjarjet që ka ndikuar në karakterin tim, është një ngjarje historike reale, ka të bëj me dramën që e ndjek këtë shoqëri edhe në ditët e sotme, ngjarja e varjes së poetit Havzi Nela. Unë kam qenë 14 vjeç kur e kam parë skenën, isha nxënës shkolle, e kemi xhiruar ashtu siç ka ndodhur, fëmijët dhe populli që e shikonin”-tha Bardhoci.

Sipas Bardhocit filmi promovon më së miri Shqipërinë.

“Ka tw bëj me origjinën e këtij sporti që vjen nga pellazgjia. Të gjitha faktet, të dhënat çojnë që ky sport ka ekzistuar para Lojërave olimpike, madje ka themeluar Lojërat Olimpike  e kësaj teme i bëjmë jehon, nxjerrim lidhjen e  këtij sporti luftarak që në kohën e pellazgjisë. Është një dramë, aksion, flitet për gjenocidin në Çamëri, shqiptarët që janë protagonist në shpëtimin  e Hebrenjve, ngjarje që bota nuk i njeh. Nxjerrim në pah vlerat e Shqipërisë ndër vite, edhe si është Shqipëria sot, një promovim maksimal të vendit tonë, bota duhet ta njoh ndaj duam ta shfaqim në kinemat ndërkombëtare”, tha ai.

Në cilësinë e producentit, Bardhoci sqaron për Report Tv të vërtetën e pjesëmarrjes në film të aktorit të njohur Belg, Jean Clode Van Damme.

“Pjesë e projektit ishte edhe plan B që të kishim edhe Van Damin në film, por për disa arsye nuk u arrit, përfshirë edhe arsye të buxhetit, por edhe diçka”-tha ai.

Në përfundim Bardhoci shprehet se në këtë projekt nuk ka marrë asnjë mbështetja nga qendra e filmit në Shqipëri, edhe pse pjesë e kastit janë disa nga aktorët më të njohur botëror, përfshirë Eric Roberts. Premiera e filmti pritet të mbahet së shpejti në Amerikë e më pas në Shqipëri.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?