Varka e rrallë që nxori Vjosa në breg, historiani: Mund të jetë përdorur në Luftën e Parë Botërore

20 Shkurt, 14:15| Përditesimi: 20 Shkurt, 14:38

  • Share

Fier- Varka e vjeter që u gjet në brigjet e lumit Vjosë, pranë fshatit Kashisht të Fierit nuk i përket Mesjetës. Historiani Bashkim Vrekaj, ka kundërshtuar hipotezen e hedhur një ditë më parë nga studiuesi Ilirjan Gjika. Historiani Vrekaj u shpreh këtë të martë se për nga ndërtimi, ajo mund t’i përkasë shekullit XX-të.

"Sa i përket gjetjes në fjalë nuk mund të japim një opinion të qartë nëse është mesjetare apo më e vonë, por nga mënyra e ndërtimit besoj se është një varkë e 100 vjecare që lidhet me luftën e parë botëtore. Gjatë kësaj lufte, Vjosa shërbente si kufi mes austriakeve dhe italianeve" thotë historiani Bashkim Vrekaj

Ndërsa një ditë më parë, studiuesi Ilirjan Gjika në një bisede telefonike tha se lumi Vjosë është i njohur për lundrimin e brendshëm. Varkat janë përdorur për transport mallrash edhe njerëzish, qoftë edhe për të lidhur Fierin me Labërinë, në mungesë të urave.

“Varka e vjetër nuk përjashtohet mundësia t'i përkasë Mesjetës, nga antikiteti te periudha Moderne, pasi lundrimi në Vjosë është i kahershëm, qoftë në mënyrë gjatësore ashtu edhe tërthore”, u shpreh Gjika.

Skeleti i varkës doli në sipërfaqe si rezultat i rënies së nivelit të lumit Vjosë, në pjesën e fundme të fshatit Kashisht të Fierit. Ajo është zbuluar nga barinjtë e zonës prej pak ditësh dhe ende gjendet në Kashishtë në pritje të specialistëve, që do duhet të specifikojnë periudhën dhe përdorimin e saj.

1708434991_varka.jpg

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?