Dikush, kur sapo kishte nisur protesta e rithemeluesve këtë të martë, më pyeti “po këta nuk paskan punë tjetër, çdo javë varravingo xhaxhi, varravingo”..Dhe ishte demokrat, ishte nga ata demokratë, që në një nga mbledhjet e Këshillit Kombëtar të PD-së, nga viti 2006, ishte rrahur nga badiguardët e ish-liderit, sepse kërkoi transparencë në votim. Nejse, kjo nuk ka rëndësi për protestën.
E rëndësishme është qorrsokaku ku është futur pa kthim, kjo pjesë “qorre” e opozitës, e drejtuar apo udhëhequr, nga pjesa më e korruptuar e saj. E drejtuar drejt “aksioneve opozitare” nga ata që vishen, jetojnë dhe lëvizin me luks dhe portofolin të mbushur me euro, dhe tallen duke hedhur nga një flamur krahëve, kur flasin kundër Erion Veliajt dhe bashkisë së Tiranës. Varravingo “xhaxhi”, varravingo. Kjo thënie e Cekes në një nga komeditë e tij, u shkon mrekullisht atyre që çdo të martë, (dhe çdo pasdite poshtë ballkonit) dalin dhe hedhin molotovë në dyert e bashkisë, shajnë dhe mallëkojnë Erionin, Dumanin, Ramën, Begajn, qeverisjen, Kuvendin e Shqiperisë, dhe nuk shohin ku janë katandisur.
Nuk shohin se, fushata e ardhshme, do ti heqë kësaj pjese të opozitës, krejt “kallain”që i ka mbetur. Nuk bëhet opozita duke uluritur, duke trembur turistët që kalojnë mes Tiranës, nuk bëhet opozita duke mbrojtur betonin e korrupsionit që nuk harrohet lehtë nga shqipëtarët. “Lironi Sali Berishën”, mbetet kërkesa e çdo mashtruesi, e çdo llafollogu që merr mikrofonin dhe shan me libër shtëpie Dumanin, Erionin, Edi Ramën, ambasadorët e SHBA dhe Be, dhe nuk tregon aspak respekt dhe edukatë, për vendin, qytetin, dhe statusin që ka ajo palo protestë.
Një parti varravingo, që nuk ka siç thonë pleqtë e vjetër “as punë dhe as zanat”, dhe merret gjithë ditën duke sharë, ofenduar, sajuar, akuzuar, dhe mallëkuar ata që qeverisin, ata që punojnë, ata që zbukurojnë e ndertojnë vendin. Një parti varravingo, që “tjerr rrjetën e merimangës”, dhe nuk di çfarë rruge të zgjedhë, atë të progresit apo shkatërrimit.Por faktet tregojnë se partia e varravingos, ka zgjedhur përfundimisht rrugën e rrënimit teorik dhe faktik të vehtes dhe Shqipërisë.
Atyre u “vret” veshin dhe syrin e bukura, e hijshmja, e reja, modernja progresistja, pasi ka mbetur tek guri, shashka, molotovi, dinamiti, kallashi, dhuna ndaj policisë, mureve të bashkisë, kryeministrisë, duke u veshur përfundimisht me mantelin e “non-gratës” në sytë e shqipëtarëve dhe nderkombëtarëve.
Njerzit e lashte vetem protesta bejne u pelqen e vjetra dhe jo e reja,dhe kjo qeveri shume demokratike na doli ben sehir per çdo shkaterrim,ska gje se populli i paguan.UF.....
Përgjigjuketa me vertet nuk paskan pune tjeter nuk kane familje keta dreqer pune femije??